Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom
shpallet "Menaxheri i vitit"

Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom <br />shpallet
TIRANE - Forumi i katërt i Telekomunikacionit në Shqipëri “Infocom Albania” zhvilloi sot një aktivitet në ambientet e Hotel “Sheraton” në kryeqytet, gjatë zhvillimit të të cilit nderoi me çmime dy nga kompanitë e telekomunikacionit që operojnë në Shqipëri. Albtelekom dhe Eagle Mobile, përmes Drejtorit të Përgjithshëm të dy kompanive, Dr. Orhan Coşkun mori çmimin “Menaxheri i vitit”. Sipas komitetit organizativ, motivi i këtij çmimi është “bashkimi i suksesshëm i ALBtelecom me Eagle Mobile, një metodë kjo që besohet të jetë forma e së ardhmes në industrinë e telekomunikacionit”.

ORHAN COŞKUN, I ALBTELEKOM E EAGLE MOBILE, CMIMIN “MENAXHERI I VITIT”
Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coşkun vlerësohet nga Forumi i katërt i Telekomunikacionit në Shqipëri Infocom Albania si “Menaxheri i Vitit”.
Sipas komitetit organizativ, motivi i këtij çmimi është “bashkimi i suksesshëm i ALBtelecom me Eagle Mobile, një metodë kjo që besohet të jetë forma e së ardhmes në industrinë e telekomunikacionit”.

orhan coskun albtelekom, eagle mobile
(Në foto, Orhan Coskun duke marrë çmimin)

KUSH ESHTE DR.ORHAN COŞKUN

Që nga prilli i 2011 Dr. Orhan Coşkun mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të ALBtelekom - Eagle Mobile. Para se të merrte detyrën aktuale, ai ishte Presidenti i Çalik Holding për Rajonin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore që nga viti 2009. Dr. Coşkun ka përvojë mjaft të gjerë në fushën e menaxhimit të përgjithshëm në telekomunikacion, si dhe në fushën e mësimdhënies akademike. Disa nga pozicionet dhe kompanitë ku Dr. Coşkun ka treguar performancë të suksesshme kanë qenë: Drejtor i Platformës së Biznesit të Digital TV në TTNET në Stamboll, Manaxher i Vestel në IZMIR, Santel Networks, Manaxher i Grupit DSP, Newark (Kaliforni), etj. Dr. Orhan Coşkun ka punuar edhe si Menaxher i Inxhinierisë në kompaninë Vestel, e cila prodhon produkte të konsumit të qëndrueshëm elektronik dhe pajisjeve shtëpiake nëpërmjet grupit të kompanive R & D dhe Sales & Marketing, dhe që gjeneron 3,5 miliard dollarë në vit nga eksportet, 1 miliardë Dollarë nga shitjet brenda Turqisë dhe ka më shumë se 10,000 të punësuar në mbarë botën.
Më pas, mes viteve 2008 dhe 2009 ai mbante detyrën e drejtorit të IPTV TTNET në Turqi, një komani me rreth 6 milionë abonentë interneti. Ndërmjet viteve 2004 dhe 2008 Dr. Coşkun ka punuar si Asistent Profesor në Institutin e Teknologjisë në Izmir të Turqisë. Ai gjithashtu ka formuar dhe menaxhuar “Wireless Portable Media Group, zhvillimi i Videove” dhe “IPTV”. Mes viteve 2001 dhe 2004, Dr. Coşkun ka punuar si Menaxher i Grupit DSP në SANTEL Networks, kompani që dizajnon dhe prodhon çipe të ndryshme që përdoren në pajisjet e rrjeteve kompjuterike me shpejtësi të lartë. Me diplomë shkencore Bachelor nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (METU në Ankara) në Departamentin e Elektrikës dhe Elektronikës, Dr. Orhan Coşkun u diplomua shkëlqyeshëm edhe në gradën PhD për “Komunikimin Celular dhe Fibër Optikë” nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut dhe ai gjithashtu lektroi në USC Marshall School of Business, SHBA. Ai ka qenë gjithashtu edhe pedagog në Universitetin Epoka në Shqipëri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?