Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim

Ilir Proda, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me drejtorët vendorë të policisë këtë të martë ku në fokus ishte analiza 9 mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë, duke filluar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore deri te punonjësi i rolit bazë, mbajtja nën kontroll e situatës kriminale dhe rritja akoma më shumë e parametrave të sigurisë publike dhe rrugore, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe çdo paligjshmërie që shfaqet në territor, si dhe ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe ankesave të qytetarëve ishin disa nga porositë e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Takimi vjen vetëm pak ditë para hapjes së garës për drejtuesit e rinj të 12 qarqeve dhe 6 departamenteve në DPPSH. Brenda javës pritet miratimi i rregullave të garës dhe hapja zyrtare e saj.

Burime bëjnë me dije se Proda u kërkoi drejtuesve vendorë të Policisë të qëndrojnë në krye të shërbimeve, të ushtrojnë kontroll për zbatimin e detyrave nga vartësit dhe të jenë vigjilentë ndaj shqetësimeve dhe ankesave të qytetarëve.

Pavarësisht përcaktimeve në ligjin e ri të policisë që drejtuesit vendorë duhet të hyjnë në konkurrim, Proda u ka kërkuar drejtuesve vendorë të kryejnë detyrën me përkushtim sa kohë që janë në atë detyrë.

Është kërkuar, gjithashtu rritje e vigjilencës për personat që janë të shpallur në kërkim.

Në përfundim, mësohet se kryepolici Proda ka theksuar se performanca në punë, integriteti dhe profesionalizmi janë kriteret thelbësore për një punonjës policie, dhe mbi këto kritere do të bazohet vlerësimi i secilit punonjës policie.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • po mor po: 15/10/2024 21:30

    aman po e njejta retorike... mb

    Përgjigju
    • Polic #: 16/10/2024 05:25

      Duhet ndërruar kabineti që bën materialin dhe agjendën!

  • Po po: 15/10/2024 19:35

    Ky nuk arrestoj dor vrasesin e eneas te shkret qe brodhi gjith elbasanin me biciklet

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 15/10/2024 19:31

    Kur do arrestohet Lorenc Panganika?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit për javën/ Ulen ndjeshëm temperaturat! E marta dita më e ftohtë, termometri do shënojë deri në - 4 gradë celcius! Të mërkurën fillojnë shirat

Parashikimi i motit për javën/ Ulen ndjeshëm temperaturat! E marta dita më e ftohtë, termometri do shënojë deri në - 4 gradë celcius! Të mërkurën fillojnë shirat