Drejtori i policisë bullgare për aksidentin e tmerrshëm: Udhëtarët ishin shqiptarë! Hetuesit tregojnë pistat e hetimit

Drejtori i policisë bullgare për aksidentin e tmerrshëm: Udhëtarët ishin shqiptarë! Hetuesit tregojnë pistat e hetimit

1637650609_1637650171bg10.jpg

Autoritetet në Bullgari tregojnë detaje të tjera për atë që ka ndodhur 2 orë pas mesnate në aksidentin tragjik që rezultoi me 46 viktima. Hetuesit thonë  se arsyet nuk ishin të qarta.

"Gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik janë dy versionet fillestare për aksidentin", tha shefi i shërbimit hetimor bullgar Borislav Sarafov.

Nikolov nga ministria e brendshme tha se autobusi dukej se ose kishte marrë flakë dhe ishte përplasur ose ishte përplasur dhe më pas mori flakë.

Shkaku i aksidentit ishte i paqartë, por autobusi duket se ishte përplasur me një pengesë autostrade

Shefi i policisë kombëtare të Bullgarisë Stanimir Stanev tha se ndërsa dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas, pasagjerët ishin shqiptarë.

“Informacionet fillestare tregojnë se në autobus udhëtonin 52 persona, nga të cilët dy vozitës me nacionalitet maqedonas dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, tha ai.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë