Drejtori i Policisë në Shkodër: Pronarët e një hoteli në Velipojë vranë dy të rinjtë pas një konflikti në lokal rreth 2 muaj më parë

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë bë Velipojë. Sulaj tha se vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, kanë vrarë me armë zjarri Ersild Ishimin dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç. Shkak dyshohet një konflikt mes tyre më 28 qershor.

‘Siç jeni në dijeni, jemi njoftuar se ka ndodhur një konflikt me armë zjarri në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital Ersild Ishmi, 33-vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Shkak dyshohet një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të një hoteli Eduard dhe Gëzim Frrokut. Shkak ka qenë një debat i ndodhur më 28 qershor mes kamerierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Po punohet për kapjen e personave të dyshuar.’- tha Sulaj.


Lajmi kryesor:

Vrasje e dyfishtë në plazhin e Velipojës! Në kërkim dy vëllezër pronarë të hotel 'Holiday'! Viktimat ishin kunetër me njëri tjetrin! Zanafilla e krimit (EMRAT)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit