Drejtori i Policisë Proda takim me zyrtarin zvicerian, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit

Drejtori i Policisë Proda takim me zyrtarin zvicerian, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit

Ilir Proda dhe Bertram Hinze

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda takoiOficerin Ndërlidhës të Zvicrës për Shqipërinë dhe Kosovën, Bertram Hinze.

Në qendër të takimit ishin ecuria e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Zvicrës, si dhe fushat e reja ku ky bashkëpunim mund të zhvillohet më tej, në të ardhmen.

Proda falënderoi Oficerin Ndërlidhës të Zvicrës, për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, si dhe vlerësoi rezultatet e arrira në kuadër të këtij bashkëpunimi, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimit të narkotikëve. Gjithashtu, një sërë suadrash të përbashkëta hetimore, kanë rezultuar me operacione policore të suksesshme.

Ndërkaq, Hinze falënderoi Prodën, për pritjen dhe frymën miqësore të takimit, i shprehu atij, urimet e tij dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Federale të Zvicrës, për detyrën e re, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mjaft frytdhënës mes palëve. Gjithashtu, Hinze konfirmoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në interes të luftës së përbashkët kundër krimit, si dhe propozoi shqyrtimin e mundësive të reja të bashkëpunimit përmes realizimit të projekteve konkrete, tajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Në përfundim të takimit, Proda, falënderoi homologun e tij, për urimin dhe shprehu vullnetin për ta vijuar bashkëpunimin intensiv mes palëve, si dhe për ta forcuar atë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë