Ministri i ri nis “furtunë” te Financat, drejtori i politikës fiskale Nikolla Lera largohet nga detyra

Ministri i ri nis “furtunë” te Financat, drejtori i politikës fiskale Nikolla Lera largohet nga detyra

Nikolla Lera

Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, ministri i ri i Financave, Petrit Malaj duket se ka nisur “spastrimet” e punonjësve në këtë institucion.

Drejtori i Politikës Fiskale Nikolla Lera është larguar nga Ministria e Financave, ndërsa ka punuar në këtë ministri për 3 dekada. 

"Bazuar në nenin 30, të ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", i ndryshuar, në zbatim të pikës 5, të kreut VII, të vendimit nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civile të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së", i ndryshuar, si dhe në vijim të shkresës nr.10589 prot, datë 01.08.2024 te Ministrit të Financave me lëndë "Kërkesë për lirimin nga detyra të anëtarit të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues", protokolluar pranë Administratës Publike me nr. 4285 prot., date 01.08.2024: Nikolla Lera lirohet nga pozicioni Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Politikave Tatimore. Në Ministrinë e Financave dhe regjistrohet nga Njësia Përgjegjëse në “Listën e anëtarëve të TND-së në pritje për t’ u caktuar në një pozicion të rregullt”, thuhet në njoftim.


S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kovi: 02/08/2024 20:18

    RRUGA N'MYTHT KTIJ KOKLOQES!

    Përgjigju
  • Latif: 02/08/2024 20:16

    Mos! Aman rikthejeni ne detyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato