Është arrestuar ditën e sotme shoferi i kamionit që zuri poshtë një ditë më parë Drejtorin e Pyjores në Maliq, Marsel Nazifi 36 vjeç, i cili ndërroi jetë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 63-vjeçari me inicialet S.G., banues në Kamëz, Tiranë pasi dyshohet se i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion "Benz", që e kishte fikur dhe parkuar, i cili ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit

Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë, në fshatin Vrëpckë.