Me ndryshimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ministri Fatmir Xhafaj kërkoi një ritëm të ri, i cili duket se ka filluar me lëvizjen e drejtorëve të policive vendore.

Pas ndryshimeve në Korçë, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, pritet që lëvizje të ketë në Durrës, Gjirokastër, Fier dhe Dibër, ndërsa konfirmohet se nuk lëviz drejtori i Vlorës, Gentian Shehaj. Përpos drejtorëve, do të ketë lëvizje edhe në nivel shefash komisariatesh dhe departamenteve në qendër dhe në bazë.

d.b/shqiptarja.com