Drejtori i Transportit për Report Tv: S'do rritet bileta, kush abuzon ndëshkohet! Autobusët jo me faturino, por policë (VIDEO)

7204 mjetet të transportit të pasagjerëve nuk do të paguajnë taksën vjetore. Taksa do të merret përsipër për tu mbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja thotë për Report TV se kjo është kategoria më e prekur e transportit nga pandemia COVID-19, për këtë arsye u vendos heqja e kësaj barre fiskale, që arrin në 1.4 milionë euro për të gjitha këto mjete.

“Nga fondet e akumuluara dhe nga suksesi në të ardhura gjatë vitit 2019, mundëm të ndihmonim kategorinë më të goditur nga pandemia Covid, që është ajo e transportuesve të pasagjerëve, 7204 mjete në sistem, jo duke falur taksën por duke e paguar ne atë. Duke bërë këtë gjë ne kemi ndihmuar jo vetëm buxhetin e shtetit që ka nevojë për likuiditet në këtë situatë, por ndihmojmë edhe bashkitë pasi taksa ndahesh me 25% për bashkinë, një përqindje të vogël e merr agjenti tatimor dhe pjesa më e madhe e merr buxheti i shtetit”, sqaron Blendi Gonxhja.

Gonxhja sqaron se për të përfituar nga falja e taksës vjetore nuk do të duhet aplikim pasi do të bëhet në mënyrë automatike, nga sistemi i regjistrimit të mjeteve. Ndërkohë ata që kanë paguar, shuma do ti zbritet nga taksa e vitit të ardhshëm.

“Do të jetë një proces automatik që në sistem ata që e kanë paguar do tju shënohet në sistem dhe do t’ju zbritet nga taksa vijuese, ndërsa ata që e kanë papaguar  do të jenë me sistem të zeruar për vitin 2020”, deklaron ai.

Nga ana tjetër Drejtori i DPSHTRR, hedh poshtë çdo mundësi për rritje të çmimit të biletës me 30% siç tha dje kreu i shoqatës së transportit ndërqytetës Kujtim Memës, për qytetarët dhe sipas tij, kush do të abuzoj do të ndëshkohet.

“Nuk mund të ketë rritje të çmimit pa u konsumuar të gjitha llojet e mënyrave që ne duhet të konsumojmë të gjejmë për të ndihmuar njëri tjetrin. Mund të ketë rimbursime, mund të ketë përpjekje për subvencione të pjesshme apo pagesa për kilometër. Biletat nuk mund të rriten dot as  se e thotë një kryetar shoqate dhe as se e thonë pronar kompanish”, shprehet drejtori i DPSHTRR.

Edhe pse ende nuk kemi një afat të caktuar se kur do të fillojë transporti urban, Gonxhe zbulon disa nga propozimet e bëra nga drejtoria për mbarëvajtjen e transportit, ku thelbësor do të jetë roli i policit bashkiak, do të hiqet faturino, shoferi i mjetit do të jetë i izoluar, dhe do të lejohet vetëm 1/2 ose 1/3 e kapacitetit në autobus.

“Kemi propozuar që të jenë me kapacitet 1/3 apo ½ për shumicën e këtyre autobusëve, do të ndahet hyrja e parë nga hyrja e dytë,  ka raste që shoferi duhet të izolohet nga pjesa tjetër e autobusit, do të shmanget absolutisht pjesa e faturinos dhe ky është një problem kyç, dhe duhet që me policinë bashkiake të veprojmë por ka bashki që nuk kanë fare polici bashkiake”, tha Gonxhja.

Shkak për këtë izolim total të qarkullimit sipas Gonxhes është bërë edhe mungesa e hekurudhave në vend. Pasi sipas tij nëse do të mund të funksiononin trenat situata do të ishte tepër e lehtë dhe qytetarët do të mund të lëviznin dhe duke ruajtur distancën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 07/05/2020 21:31

    Ehhh more Gonxhe miliarderi. Hallall te qoftë qe shfrytezon ate vend si Shqiperia. Zarfet me miliona leke i merr cdo muaj nga cdo Drejtori Rajonale e nuk te hyn gjemb ne kembe. Rrofte shoku yt i ngushte qe te con ne ato poste ku leket jane me peshë e jo me shifra. Bravo te qoftë.

    Përgjigju
  • Ibrahim: 07/05/2020 16:51

    Jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin