Drejtori i Ujësjellësit Sarandë Sheme Lulo është shprehur se i ka lënë qytetarët 3 ditë pa ujë. Arsyeja sipas tij ka qenë për të testuar se sa nevoja kanë për ujë qytetarët. Dhe siç shprehet drejtori, asnjë nga qytetarët nuk ka reaguar për ta telefonuar.

Biseda në studion e Saranda Televizion
Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?

Sheme Lulo: Rreth tetë orë
Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët?
Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë...

d.b/shqiptarja.com