Për Shqipërinë zbulimi i skandalit me diplomën false që djali i Umberto Bossit rezulton se e ka marrë në Universitetin Kristal, është kosto e lartë sa i përket dëmtimit të imazhit të saj për sistemin e lartë arsimor. Nga gazetarë të huaj, sidomos italianë, Shqipëria përmendet me ironi dhe sarkazëm si vendi ku të gjithë mund të marrin diploma pa qenë nevoja të jesh i pranishëm apo të mësosh, mjafton të paguash.
Edhe në rastin e largimit të administratorit numër një të motorit të kërkimit në Yahoo, Scott Thompson, pasi kishte trukuar CV disa gazetarë përmendin emrin e Shqipërisë, si vendi ku mjaft mirë Thompson mund të merrte një diplomë në informatikë sa për të qenë korrekt me CV-në e tij.
Antonio Calabrò, gazetar dhe nëndrejtor i gazetës italiane “Il Sole 24 Ore” duke komentuar në Twitter largimin e Thompson ironizon duke thënë se nëse Trota, emri me të cilin e thërrasin djalin e Umberto Bossit do ti tregonte për Shqipërinë atëherë nuk do të ishte larguar nga puna.
“Drejtuesi kryesor i Yahoo jep dorëheqjen sepse kishte deklaruar një diplomë të cilën se kishte marrë kush. Ah sikur Trota ti kishte treguar për Shqipërinë” - shkruan Calabro në Twitter.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com