Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë: Shqipëria e rrezikuar, por jo si Greqia, kemi marrë masat

Nisur nga gjendja alarmante nga flakët në Greqi, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për Report Tv u shpreh se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në kryeqytetin shqiptar. Ai u shpreh se Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret për shkak të temperaturave dhe terrenit, por jo në nivelin e Greqisë. Megjithatë ai deklaroi se gatishmëria është e plotë për të përballuar situatat e tilla nëse do të ketë. Goxhaj tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara dhe si duhet të veprojnë qytetarët.

INTERVISTA E SHKËLQIM GOXHAJ PËR REPORT TV

Cilat janë zonat më të rrezikuara nga zjarret?
Ne quajmë zonat me pyje dhe shkurre afër banesave. Vjet kemi pasur ngjarje në Dajt, Kombinat, Ibë, ku janë rrezikuar edhe banesa, por i kemi eliminuar.

Cfarë duhet të bëjë një qytetar nëse gjendet përballë zjarrit?
E para të lajmërojë zjarrfikësen 128, por edhe numri i të gjitha emergjencave 112. Këtu duhet të lajmërojë nëse konstaton ngjarjen. Nëse nuk kanë njohuri për të përballuar zjarrin mos bëjnë asnjë ndërhyrje, por të lajmërojnë zjarrfikësen dhe të largohen.

Keni një studim për këtë vit për masat që keni marrë?
Ne kemi muaj që kemi filluar përgatitjen. Kemi konsistuar në parandalimin e situatave. Ne e mendojmë që mund ta kemi efikas nëse të gjithë njerëzit duhet të informojnë qytetarët si të sillen. Nuk duhet të përdorin zjarrin në zonat me kullota në korrik, gusht dhe shtator. Shumë qytetarët mendojnë të eliminojë shkurret me anë të zjarrit, por është shumë e rrezikshme.

A ka ndryshuar situata me gjendjen e makinave?
Gjendja teknike e tyre është në gatishmëri të plotë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 24/07/2018 13:54

    Zoti na ruajt se per keta kemi vdekur me kohe keta edhe 1 makine qe digjet mezi e shuan pasi u shkrumbua dhe del ky kapadaiu e thote qe kemi marre masat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre