'Drejtori' rrëfen emocionet e ngjitjes për herë të parë në skenën e 'Portokalli'

Aktori i “Portokalli” Erdit Asllanaj ishte sot në studion e emisionit “Rreze Dielli”Report TV ku foli për personazhet që e kanë bërë atë të njohur dhe të dashur për publikun.  Asllanaj, 5 vite më parë do të ngjitej në skenën e spektaklit të përjavshëm të humorit në “Top Channel” me personazhin e “Drejtorit” i cili u prit shumë mirë nga publiku mbase sepse të gjithë do të donin të ishin nga pak “drejtorë”.

Tani që e kujtoj ishtë emocionuese dalja ime e parë, kisha emocione. Është përgjegjësi e madhe “Portokallia”, se e ke parë gjithë kohën, ke bërë shkollën dhe pastaj gjendesh aty. Ishte shumë emocionuese  

Erdit Asllanaj, aktor

“Në Portokalli bëjmë sherr çdo javë”

Aktori i humorit foli ndërkaq edhe për debatet brenda ekipit të “Portokalli” sa herë që diskutojnë mbi personazhe, ide apo propozime të ndryshme, siç ndodh rëndom në çdo ambjent pune, por se ai që vendos në fund është regjisori Altin Basha.

Gjithmonë ndodh që në tavolinën e punës ka diskutime dhe aty dalin shumë personazhe. Në një tavolinë pune, ku puna është e tillë, pa debat e përplasje nuk mund të ketë zhvillim. Në përgjithësi fitojnë idetë e Altinit, ose vendos Altini sepse ai e sheh nga syri i jashtëm . Altini i bën balancat e gjërave.

Erdit Asllanaj, aktor

Asllanaj foli edhe për fansat e tij, duke treguar edhe për një episod sa të çuditshëm aq edhe argëtues.

Një ditë më takoi një grua me 2 qese në duar. Më puthi, dhe direkt më tha sa e ke rrogën?

Erdit Asllanaj , aktor

I ngacmuar me humor nga prezantuesi Alban Musa lidhur me faktin se aktorët e “Portokalli” paguhen mirë, Asllanaj pranoi se të qenit pjesë e këtij spektakli është padyshim një punë e vlerësuar, por që kërkon natyrisht shumë angazhim. Vetëm për të realizuar personazhin e ri të “Doktorit” aktori tha se kishte lexuar të paktën 4-5 libra mjekësie.

“Është një punë e shikueshme, e vlerësueshme dhe është edhe e pagueshme. Me doktorin kam lexuar realisht 4 – 5 libra mjekësie. Për të marrë informacione por edhe terma mjekësorë që me thënë të drejtën janë pak të vështirë”

Edhe pse jemi mësuar ta shohim çdo javë në ekranin e vogël Erdit Asllanaj nuk e ka lënë pas dorë skenën e teatrit, veçanërisht në Gjirokastër, vendlindjen e tij ku është pritur mirë nga publiku me shfaqje si “Shpellari”, “Ferma e kafshëve” apo “Frymëmarrje”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)