Drejtori Shabani: ‘Janë vepra që
mund të vlejnë miliona euro’

Drejtori Shabani: ‘Janë vepra që<br />mund të vlejnë miliona euro’
TIRANE - Adami dhe Eva” tablo e mjeshtrit Ticiano e 1547 dhe “Shën Sebastiani” e Paul Rubens, janë dy vepra tepër të rëndësishme, që i përkasin fondit të artë të Galerisë Kombëtare, por pak kush e di ekzistencën e tyre. Ndërsa flasim rreth tyre me drejtorin e Galerisë Kombëtare, Artan shabani, ai thekson se: “Do të kërkojnë një vlerësim real nga institucione të specializuar për të përcaktuar një kuotacion për to”, dhe pasi të bëhet një vlerësim i saktë i tyre do të realizohet një ekspozitë që publiku të ketë mundësinë t’i
vizitojë nga afër këto dy vepra të rralla.
 
Z.Shabani, sipas të dhënave që ne kemi, bazuar mbi një relacion të vitit 1967, hartuar nga Odhise Paskali, Foto Stamo e Vilson Kilica, por bazuar edhe në kërkimet e këtyre ditëve, na rezultoi se në Galerinë Kombëtare ruhet një vepër origjinale e Ticianos dhe një tjetër e Paul Rubens. Çfarë mund të thuhet për vlerën e tyre reale?
Sa i takon rëndësisë së këtyre dy veprave, por edhe të disa të tjerave, ne kemi një fond në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe brenda këtij fondi kemi vepra specifi ke, që fl asin për një vlerë historike, por edhe të autorëve shumë të rëndësishëm. Flasim për autorë të nivelit botëror si Ticiano apo Rubens, por edhe autorë shqiptarë, të cilët kanë stigmatizuar tashmë në karrierën e tyre jo vepra, por kryevepra. Ndaj këto vepra konservohen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Sigurisht këto kanë një rëndësi jo vetëm artistike dhe historike, një rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë sistemin e artit dhe historinë e artit botëror, sepse janë pjesë e këtij sistemi, e këtyre autorëve dhe këtyre shkollave.
 
Po për vlerësimin e tyre monetar çfarë mund të themi?
Ne sot kemi vepra në botë që arrijnë shifrat deri në 140 milionë euro. Sigurisht nuk është rasti i këtyre veprave që ne posedojmë, por edhe në këtë rast bëhet fjalë për miliona euro, ekzaktësisht nuk mund ta them, pasi nuk e kemi autoritetin dhe mundësinë për të dhënë një vlerësim monetar ekzakt. Kjo gjë mund të realizohet në bashkëpunin me fondacionet, nëse këto artistë kanë fondacione që merren me kërkimin, autenticitetin dhe vlerësimin monetar të këtyre veprave. Kemi pika muzeale sot në botë, si në Francë, Gjermani apo Hollandë, në bashkëpunim me të cilat ne mund t’i japim publikut dhe Galerisë Kombëtare një vlerësim më të saktë monetar për këto vepra. Sigurisht janë vepra që nuk mund të shiten kurrësesi, pasi ky nuk është qëllim as i Galerisë Kombëtare, sepse është pasuri e kombit shqiptar.
 
Gjithmonë flasim me termin “mendohet” sa i takon autorësisë së këtyre veprave. A keni ju në plan të bëni një vlerësim real të tyre, për të përcaktuar përfundimisht nëse janë apo jo origjinale dhe se ç’vlera reale përfaqësojnë?
Sigurisht që po. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me autoritete, me studiues të këtyre artistëve, të këtyre shkollave dhe me muzeume përkatëse. Nëse kemi një muze në Hollandë apo në Paris, që trajton Rubens apo Ticiano, ata në bashkëpunim me bordin e Galerisë Kombëtare të Arteve, do të japin një shifër minimale dhe maksimale, sepse vlerat artistike kurrë nuk mund të jenë fikse, pasi një veprë e një artisti nuk vlerësohet njëlloj si para 10 vjetësh. Kjo varet nga historia e artistit nga rëndësia e veprës dhe nga mënyra se si ekzaltohet një artist në krahasim me një tjetër. Por, këto janë kuotacione prej vitesh të stabilizuara, pasi këta janë artistë historikë dhe mendoj se është shumë më e lehtë të jepet një vlerësim fi ks për ta.
 
Nga informacionet që kemi mbledhur rezulton se këto vepra janë ekspozuar në një apo dy raste para shumë vitesh. A mendosi se është koha që këto vepra të dalin sërish para publikut e të shihen nën një dritë tjetër vlerësimi?
Në kalendarin e ekspozitave, një ndër prioritetet tona është fondi i artë i galerisë, ose artistët e huaj që ndodhen në fondin e GKA që nga Eduard Lear, Rubens, Ticiano, e shkolla të ndryshme shumë të njohura, do të krijohet mundësia që në një muaj të caktuar do të ekspozohen sërish për publikun e gjerë.
 
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë