Drejtori simpatizant i Enver Hoxhës, reagon kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk mund të bëjmë luftë klasash

Drejtori simpatizant i Enver Hoxhës, reagon kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk mund të bëjmë luftë klasash


Pas përfshirjes së Drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, në një incident gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës, ka ardhur edhe një reagim nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Teksa   i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e ish-diktatorit komunist, Kudret Alikaj , është shprehur: "Është ceremoni zyrtare, të lutem më prish punë. Edhe unë mbase e dua më shumë se ty komandantin, por është ceremoni zyrtare". Për këtë incident kryebashkiaku i Gjirokastrës, ka thënë se nuk e ka ndjekur me vëmendje rastin në fjalë.

Golemi ka thënë se personalisht nuk ka asnjë llojë simpatie për diktatorin Enver Hoxha dhe sduhet të veprojë kundër njerëzve që mendojnë ndryshe, ku mes tyre ka edhe nga ata që simpatizojnë diktatorin Hoxha.

Reagimi i kryetarit te Bashkise Flamur Golemi per rastin e sotem te drejtorit te kultures:

"Nuk e kam ndjekur me vëmendje rastin për të cilin po flisni. Për mua ceremonia përsa i përket pjesës së Bashkisë shkoi shumë mirë. Falenderoj të gjithë ata që punuan për aktivitetet dhe për pjesëmarrësit. Unë personalisht s’kam asnjë nostalgji për diktatorin Enver Hoxha, as ndonjë axhendë të fshehtë që të rikthej komunizmin në Gjirokastër apo glorifikoj ate sistem. Shqipëria është ndarë njëherë e mirë me atë sistem. Nostalgjikë të atij sistemi dhe të diktatorit kemi ende mes nesh, por s’do të thotë se ne si institucione shtetërore duhet të bëjmë sërish luftë klasash apo t’i dënojmë për ‘agjitacion e propagandë’. Për qytetarët dhe për ju si media ka rëndësi qëndrimi zyrtar i Bashkisë Gjirokastër. Disa nostalgjikë të Enver Hoxhës kanë qenë, janë aty dhe do të jenë sa të kenë jetë, por nuk e ndikojnë aspak axhëndën tonë. Ne sot nderuam të rënët në luftë. Ajo luftë ishte e të gjithë popullit, jo e një individi, qoftë ky edhe ish diktatori. Thirrje dashamirëse për mediat. Mos i instrumentalizoni kot më kot këto raste sporadike që kanë kohë që s’përbëjnë më lajm në Shqipëri."


Lajmi kryesor:

Me foton e Enver Hoxhës! Zyrtari i Bashkisë Gjirokastër: E dua më shumë se ty, po ik së më prish punë! Reagon Golemi: Jo luftë klasash (VD)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE