Drejtori zyrës për Kosovën në
Serbi: Dialogu në interesin e Serbisë

Drejtori zyrës për Kosovën në<br />Serbi: Dialogu në interesin e Serbisë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se dialogu me Kosovën është në interes të Serbisë dhe se do të dëshironte që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje.
 
Gjuriç, duke folur në televizionin publik serb RTS, ka thënë se është në interes të Beogradit të dialogojë. 
 
“Nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje që do të ishte vetëm në interes të shqiptarëve. Në qoftë se arrijmë marrëveshje që do të kënaqte apo edhe dëshpëronte në të njëjtën masë të dyja palët, shqiptarët dhe serbët,  kjo do të ishte pozitive”,  tha Gjuriç.
 
Ai tha se Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve.
 
“Edhe presidenti Vuçiç publikisht ka bërë thirrje për bisedime lidhur me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha ai, duke shtuar se “dialogu i brendshëm për këtë çështje është i rëndësishëm për Serbinë”.
 
Gjuriç kritikoi të gjithë ata që e sulmojnë Vuçiçin për shkak të thirrjes për dialog, duke thënë se këtu qëndron edhe dallimi mes burrështetasve dhe politikanëve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull