Drejtoria e arkivave/ Vula e fermanit 400-vjeçar daton e humbur më 7 maj

Drejtoria e arkivave/ Vula e fermanit 400-vjeçar daton e humbur më 7 maj

Në materialin e referuar në Prokurorinë e Tiranës thuhet se në datë 10 maj 2019, pas një njoftimi nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, për humbjen e vulës së fermanit të Manastirit të Kamenës, oficerët e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ky ferman daton rreth viteve 1600. Oficerët që kanë shkuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave kanë konstatuar se: Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, konkretisht në Godinën B, ku bëhej edhe skanimi i materialeve të formateve të mëdha, ishte konstatuar mungesa e një vule, e cila ishte pjesë përbërëse e një fermani të Manastirit të Kamenës. Vula kishte qenë e lidhur nëpërmjet disa penjve me këtë ferman dhe për herë të fundit është parë që ka qenë në vendin e saj në datën 7 maj 2019, nga të gjithë punonjësit e Sektorit të Evidencës në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Ka ndodhur shpesh, që elemente apo pulla, që janë pjesë e dokumenteve në Arkivën e Shtetit të humbasin, e disa janë gjetur me vonë. Rasti më i fundit është vjedhja e një singjili (monedhë) që i përket shekullit të 17 të dosjes nr. 2 që sipas drejtuesit të këtij institucioni Ardit Bido, rasti i është referuar policisë. Dokumenti është me rëndësi historike kombëtare, sipas drejtorit Bido, por  nuk është pjesë e koleksioneve të rralla të arkivit.

Sipas tij ai është një singjil i një dokumenti, sepse vula nuk është unikale. Policia ka bërë hetimet, ndërkohë sipas drejtuesit të arkivës  “Bëhet fjalë për stampën e vulës. Singhelium është monedha metalike që lidh çdo dokument. Nuk është unikale, por çdo dokument ka qenë lidhur. I përkiste vitit 1700. Përgjegjësia e materialit ka një procedurë e caktuar, nuk ka akses çdokush, dhe i përket dosjes nr2. Në rastin konkret është pjesë e një hetimi, ne bëjmë hetimin administrativ. Medaljoni unikal i dosjes 7 ekziston, nuk ka humbur". (Fermanet jane dekretr të kohës së Turqisë-red) Rreth këtij problemi ka reaguar edhee drejtoresha e arkivave Nevila Nika e cila shprehet se “Vula është pjesë e një fermani të veçantë, të Sulltanit në gjuhën greke. Fermani i jep të drejtën e pronave Manastirit të Kamenës. Ndryshe nga vulat e tjera që kanë qenë prej dylli, kjo vulë është në material metalik, prej plumbi”, u shpreh Nika. Sipas Nevila Nikës ky ferman, bashkë me vulën e tij, kanë qenë të ekspozuara me rastin e 50-vjetorit të Arkivës së Shtetit në Muzeun Kombëtar dhe ka qenë i përfshirë dhe në katalogun e Mesjetës dhe Rilindjes së Arkivës së Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 19/05/2019 09:44

    Shtet vulëhumbur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën