Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit! OSBE: Të jetë e përgjegjshme dhe transparente! Sula: Thesar për të kuptuar 50 vitet e diktaturës

Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit! OSBE: Të jetë e përgjegjshme dhe transparente! Sula: Thesar për të kuptuar 50 vitet e diktaturës

Tirane- “Kur qasja në dokumentet sekrete është e drejtë, e hapur dhe e përgjegjshme, ato bëhen mjete të fuqishme për të kuptuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë”, kështu deklaroi  kreu i departamentit ligjor në OSBE në seminarin e organizuar sot nga Autoriteti i Dosjeve “Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

14 gazetarë të redaksive të kulturës dhe çështjeve të arsimit, të medias elektronike dhe të shkruar, 7 kërkues shkencorë të departamenteve të kërkimit shkencor në universitetet private dhe publike si dhe 11 studentë të komunikimit, gazetarisë, historisë, sociologjisë dhe shkencave politike morën pjesë.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula në mesazhin e saj nënvizoi se për çdo shoqëri demokratike, hapja e dokumenteve sekrete është e rëndësishme për reflektim, përmirësim, transparencë

“Por sidomos hapja e dokumenteve të një diktature të zgjatur si ajo e jona, jep një shans më shumë për të kuptuar kostot e demokracisë, për të nderuar dhimbjet e viktimave dhe familjeve të tyre dhe për të siguruar një shoqëri demokratike, funksionale të tipit evropiano-perëndimor”, tha ajo.

Sula theksoi se arkivat që ne administrojmë përbëjnë një pasuri të vyer për të kuptuar 50 vitet e regjimit diktatorial në Shqipëri, periudhë gjatë së cilës të drejtat themelore të njeriut u nëpërkëmbën, familjet u persekutuan dhe fjalës iu mohua liria.

“Në këtë arkiv gjenden dëshmi të një shoqërie që është përballur me dhunë, censurë dhe propagandë. Këtu vijnë çdo ditë familjarë të prekur, të cilët ndajnë histori njerëzore që ngarkohen me dhembje dhe shpesh na përlotin. Për këtë arsye, roli ynë si kujdestarë të këtyre dokumenteve nuk është vetëm për të ruajtur historinë, por për të mbrojtur të vërtetën e viktimave dhe për të siguruar që zëri i tyre të mos zhbëhet”, shtoi Sula.

Ajo theksoi në fjalën e saj se roli i medias dhe kërkuesve është jetik në këtë proces, duke sjellë në dritë historitë e harruara dhe duke ndihmuar publikun të reflektojë mbi të shkuarën me një sy kritik, por gjithmonë të bazuar në fakte.

Seminar u drejtua nga Dagmar Hovestadt, ish-zëdhënëse për Arkivat e Stasit në Gjermani, një eksperte me përvojë të gjatë në komunikimin dhe menaxhimin e dokumenteve të policisë sekrete. Qëllimi është të sigurohet një pasqyrim sa më i saktë i realitetit historik, duke i shërbyer së ardhmes dhe brezave të rinj me përgjegjësi të lartë etike.

“Gazetarët dhe studiuesit janë të mirëpritur të zhyten në këtë material, për të sjellë në dritë fakte të verifikuara dhe të analizuar nga konteksti i kohës së sotme. E vërteta në këtë kontekst është shumëdimensionaliteti i përvojave të njerëzve dhe ndërthurja e historive personale që na sjellin përpara një tabloje të plotë të asaj që ka ndodhur”, theksoi Sula.

Mauro Puzzo, kreu i departamentit ligjor në OSBE, tha se

“Transparenca është çelësi për një shoqëri të shëndetshme dhe të informuar. Kur qasja në dokumentet sekrete është e drejtë, e hapur dhe e përgjegjshme, ato bëhen mjete të fuqishme për të kuptuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë”, theksoi ai.

Rasti Camaj dhe keqpërdorimi i dokumenteve nga kërkues ishte pjesë e diskutimit qëllimi i së cilës ishte kuptimi më i qartë i kontekstit historik dhe ligjor të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe transformimi i tyre në një rrëfim gazetaresk të bazuar mbi të vërtetën.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjes/ Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në kishën e Shna Ndout në Laç

Vigjilje Krishtlindjes/ Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në kishën e Shna Ndout në Laç