Ka ndodhur shpesh, që elemente apo pulla, që janë pjesë e dokumenteve në Arkivën e Shtetit të humbasin, e disa janë gjetur me vonë. Rasti më i fundit është vjedhja e një singjili (monedhë) që i përket shekullit të 17 të dosjes nr. 2 që sipas drejtuesit të këtij institucioni Ardit Bido, rasti i është referuar policisë. Dokumenti është me rëndësi historike kombëtare, sipas drejtorit Bido, por nuk është pjesë e koleksioneve të rralla të arkivit.
Sipas tij ai është një singjil i një dokumenti, sepse vula nuk është unikale. Më herët informacioni ishte se u grabit vula e firmanit e Manastirit të Kamenës i dosjes nr 7, por për Report Tv drejtori Ardit Bido tha se bëhet fjalë vetëm për një singjil që është një monedhë metalike që i përket shek të 17 dhe rasti është denoncuar në Polici. Sipas informacioneve të Report tv Arkiva ka bërë kallëzimin penal në Komisariatin nr 3.
Policia ka bërë hetimet, ndërkohë sipas drejtuesit të arkivës ‘’Bëhet fjalë për stampën e vulës. Singhelium është monedha metalike që lidh cdo dokument. Nuk është unikale, por cdo dokument ka qenë lidhur. I përkiste vitit 1700. Përgjegjësia e materialit ka një procedur të caktuar, nuk ka akses cdo kush, dhe i përket dosjes nr2. Në rastin konkret është pjesë e një hetimi, ne bëjmë hetimin administrativ. Medaljoni unikal i dosjes 7 ekziston, nuk ka humbur". (Fermani është dekret shtetëror të kohës së Turqisë të cilat jepeshin për pronat, luftën, cështje ushtarake, etj)
Humbet nga Arkivi i Shtetit monedha metalike që lidh fermanët? Drejtori: Çështja në hetim
Komento