Drejtoria e Pastrimit të Parave bëhet Agjencia e Inteligjencës Financiare! Kontrollon transaksionet dhe bashkëpunon me SPAK e SHISH

Drejtoria e Pastrimit të Parave bëhet Agjencia e Inteligjencës Financiare! Kontrollon transaksionet dhe bashkëpunon me SPAK e SHISH

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) ristrukturohet në Agjenci të Inteligjencës Financiare. Kjo agjenci me seli në Tiranë, me shtrirje të veprimtarisë në të gjithë territorin do të merret me parandalimin e pastrimit të parave dhe të produkteve që burojnë nga veprat penale, si dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.

AIF si DPPPP do të jetë në varësi të Ministrisë së Financave do të financohet nga buxheti i shtetit dhe organizohet në nivel qendror. Në vendimin e djeshëm të qeverisë, caktohen detyrat e saj. Kjo Agjenci ka detyrë të administrojë, përpunojë, analizojë dhe shpërndajë tek autoritetet kompetente të dhëna, raporte dhe informacione për çështjet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Gjithashtu në pikën 12 të këtij vendimi AIF i bëhet të qartë bashkëpunimi me SPAK, Byronë e SHISH apo me agjenci të huaja homologe për të shkëmbyer informacionet në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Gjithashtu shkëmben informacion me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme, Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit apo të inteligjencës për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale, veprat penale ose veprimtaritë kriminale që gjenerojnë produkte të veprës penale dhe financimit të terrorizmit;

Shkëmben informacion me çdo agjenci të huaj homologe, në varësi të detyrimeve të ngjashme të konfidencialitetit’ thuhet në pikën 12 b dhe c. Agjencia nxjerr një listë të vendeve për kufizimin ose kontrollin e transaksioneve apo marrëdhënieve të biznesit të subjekteve, proporcionalisht me rreziqet e evidentuara.

“Kryesisht, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, apo për rastet e kërkuara nga Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar, organizma të tjerë ndërkombëtarë, nga të cilët lindin detyrime për Republikën e Shqipërisë, nxjerr listë të vendeve për kufizimin dhe/ose kontrollin e transaksioneve apo marrëdhënieve të biznesit të subjekteve, proporcionalisht me rreziqet e evidentuara, vendime këto të detyrueshme për zbatim nga subjektet dhe autoritetet shtetërore që kanë detyrime sipas këtij ligji”

Struktura e Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe organika e saj miratohen me urdhër të Kryeministrit. Punonjësit e agjencisë nuk do të kenë më statusin e Nëpunësit Civil, por marrëdhëniet e punës do të rregullohen sipas dispozitave në fuqi të Kodit të Punës.

Drejtori i Përgjithshëm i AIF-së emërohet, lirohet ose shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për financat. Raporton me shkrim drejtpërdrejt te ministri përgjegjës për financat dhe Kryeministri, sa herë që i kërkohet, por jo më pak se dy herë në vit për veprimtarinë e AIF-së dhe problematikat e hasura lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

Po kështu raporton sa herë që i kërkohet në komisionet parlamentare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtarinë e AIF-së. Gjithashtu Drejtori drejton dhe orienton punën e grupit teknik ndërinstitucional për parandalimin e pastrimit të parave, në kuadër të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave.

Merr vendim për dhënien e masave administrative për kundërvajtjet administrative të kryera nga subjektet e legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; Drejtori duhet të ketë të paktën 15 vite eksperiencë në punë nga të cilat së paku 5 (pesë) vite në nivel drejtues në administratën publike si dhe të ketë certifikatë sigurie.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biku: 01/02/2024 09:08

    Tani sdo bejne asgje por me emer tjeter

    Përgjigju
    • Or tej: 01/02/2024 10:51

      Thaset me euro qe perdoren nuk kalojne neper filtrin e bankave kshq nuk kane nevoje per te perdurur emra te tjere or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar