Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka realizuar me sukses testimet për 4 shërbime të reja doganore, të cilat do të ofrohen online nëpërmjet platformës E-Albania.
Shërbimet e reja që do të ofrohen online janë:
1- Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Regjimit të Përpunimit Pasiv
Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit.
2-Aplikim për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale
Shërbimi "Aplikim për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale" përdoret në ato raste kur operatorët ekonomikë për arsye të ndryshme të argumentuara dhe të dokumentuara kërkojnë kryerjen e formaliteteve doganore në degët doganore të ndryshme nga dega doganore kompetente për territorin ku është vendosur aktiviteti (çdo vit apo periudha të vitit).
3. Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Regjimit të Magazinës Doganore
Magazinimi i Përkohshëm është statusi i mallrave joshqiptare nga momenti që ato paraqiten në doganë deri në caktimin e një destinacioni doganor.
4. Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të Autorizimit për RPA
Sipas kërkesave të ndryshme që mund ti paraqiten një Operatori Ekonomik gjatë procesit të punës mund ti lind nevoja e transferimit të mallrave nën RPA nga një mbajtës i Autorizimit të RPA në një mbajtës tjetër të Autorizimit të RPA.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim
12 Dhjetor 2024, 20:30
-
Bashkia Tiranë hap aplikimet për 1200 kredi të buta! Ja kriteret dhe procedurat për familjet dhe individët në nevojë për strehim
12 Dhjetor 2024, 15:12
-
'Gati marrëveshja me Emiratet për transformimin e shtypshkronjave të letrave me vlerë', Rama: IA do monitorojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme
10 Dhjetor 2024, 11:08
-
‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me IA’, Karçanaj: Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania
10 Dhjetor 2024, 10:25
-
'Dezinformimi nga shtetet armiqësore!' Braçe: Në Kuvend ka ardhur një listë e gjatë e mediave online e tradicionale që bien pre apo vihen në dispozicion
13 Nëntor 2024, 17:47
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor 2024, 13:01
-
Risitë e e-Albania, Repishti: Për herë të parë online certifikata e vaksinimit të fëmijëve
9 Shtator 2024, 21:32
-
Qeveria kërkon ngritjen e bordit këshillimor pranë AKSHI-t dhe rritjen e pagave për punonjësit! Balla: Duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley! Drejt mbylljes sportelet ADISA
3 Shtator 2024, 19:27
-
Kartela e vaksinimit të fëmijëve e aksesueshme në e-Albania
3 Shtator 2024, 13:56
-
Rihapet regjistrimi për nxënësit në klasë të parë dhe klasë të dhjetë, afati deri në 6 shtator
2 Shtator 2024, 10:42
-
Kredi e butë për administratën, mbyllen aplikimet
16 Gusht 2024, 14:57
-
‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e të huajve
8 Gusht 2024, 17:09