TIRANE- Ka përfunduar me sukses faza e dytë e konkurimit për drejtorë të DAR, dhe sot të përzgjedhurit si fitues do të kalojnë një fazë të tretë, duke ju nënshtruar një testimi me gojë. Ministrja e Arsimit deklaroj se kjo do të jetë një garë e hapur dhe transparente, në të cilën do të fitojë më i miri. 230 kandidatë i janë nënshtruar testimit me shkrim për Drejtorë të Drejtorive Arsimore Rajonale në 12 Qarqe të vendit.
Kandidatët janë testuar për 7 pyetje ndërkohë që pyetjet janë hartuar nga specialistët më të mirë të arsimit. Testimi është kryer në ambjentet e fakultetit ekonomik ku e pranishme ka qenë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit.
Zgjedhja e mësuesve me konkurs do të jetë tashmë një formulë standarde që do të aplikohet për çdo pozicion në shkollat publike të vendit, duke i dhënë fund emërimeve në zyrën e Ministrit apo të Drejtorit Rajonalë të Arsimit. Kandidatët që e kanë kaluar këtë test do ti nënshtrohen sot një testi me gojë në Ministrinë e Arsimit. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, deklaroi se kjo do të jetë një garë transparente dhe pasi komisioni përkatës të përzgjedhë kandidatët më të mirë të testimit me shkrim dhe me gojë, zgjedhja e Drejtorit që do drejtojë arsimin në 12 qarqet e vendit nuk do të zhvillohet më në Ministri.
Më tej ajo shtoi se e njejta procedurë do të ndiqet edhe për drejtorët e shkollave. "Edhe për drejtorët e shkollave dhe e zyrave arsimore, ligji është i qartë dhe ne do ta zbatojmë ligjin. Edhe me drejtorët do të ketë konkurrim me komisionet e prindërve, këshillat e mësuesve dhe përfaqësuesit e mësuesve në qarqe”, deklaroi Nikolla.
Të kënaqur me këtë formë përzgjedhjeje janë shprehur edhe mësuesit, kandidatë për Drejtorë në Drejtoritë Rajonale. Ata thanë se kjo është forma më e mirë për të provuar meritokracinë dhe aftësinë. Ata besojnë se nga ky konkurim do të fitojë më i miri. ”Kisha kënaqësinë sot të ndaja me të gjithë konkurrentët nisjen e garës të përzgjedhjes së Drejtorëve të Arsimit në 12 Qarqe të vendit të cilëve i urova suksese”, - tha Ministrja Nikolla, pasi pa nga afër procesin e konkurrimit dhe i falënderoi konkurrentët për gatishmërinë me të cilën iu përgjigjën ftesës për të qenë pjesë e kësaj gare. Ministrja Znj. Nikolla sqaroi se procesi pas përzgjedhjes së parë do të vijojë me intervistën me gojë ditën e martë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com