Drejtoritë Tatimore hapin
konkursin për 150 vende vakante
PDF/Ja pozicionet e lira tek Tatimet

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpallur 150 vende të lira në po këtë drejtori, si dhe në drejtoritë e rretheve. Në faqen online të kësaj Drejtorie, listohen 150 pozicionet e punës, për të cilët do të kandidojnë personat e interesuar, që plotësojnë dhe kriteret në varësi të postit, dhe më pas do të testohen.

Në bazë të ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka hapur zyrtarisht konkursin për emërimet e reja, duke specifikuar kriteret që duhet të përmbushin kandidatët.

Ndër kriteret kryesore janë përfundimi i shkollës së lartë në varësi të pozicionit të punës, ekspërienca në administratën tatimore jo më pak se dy vjet, si dhe njohja e gjuhëve të huaja.

Në njoftimin zyrtar thuhet se dokumentat duhet të dorëzohen pranë drejtorisë Tatimore dhe “Çdo mungesë e dokumentave, e skualifikon automatikisht kandidatin nga e drejta për konkurim. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil brenda dhe jashtë administratës tatimore, sipas procedurave të konkurimit të Shërbimit Civil. Pas verifikimit paraprak, brenda 5 (pesë) diteve nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëhet shpallja e listës së konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data e vendi se ku do të bëhet konkurimi”.

Sipas këtij njofitmi, postet ku do të zhvillohet konkurrimi për vendet e lira janë: “Drejtor Drejtorie” në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm; Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore; “Përgjegjës Sektori; Ispektorë dhe specialistë.

Në njoftim theksohet se përparësi do të kenë të interesuarit të cilët zotërojnë grada pasuniversitare, master, doktoraturë në fushat e kërkuara, njohuri të gjera menaxheriale, njohuri në legjislacionin tatimor, si dhe në administrimin e tatimeve.

Personat e interesuar duhet paraqesin dokumentat në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së këtij njoftimi.

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqitesin këto dokumenta:
1. Kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i punës në Drejtorinë e Përgjithshme apo drejtorinë rajonale, në të clën kërkon të konkurojë.
2. Curriculum vitae (CV) të firmosur, bashkë me një numër telefoni apo adresë email kontakti.
3. Diplomën e shkollës së lartë dhe listën e notave (fotokopje e noterizuar).
4. Fotokopje e kartës së identitetit.
5. Çertifkatë familjare (origjinale).
6. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti).
7. Vërtetim nga Gjykata.
8. Vërtetim nga Prokuroria
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Librezën e punës, n.q.se ka (të fotokopjuar).
11. Çertifikata, diploma, nëse ka, (fotokopje) për pjesmarrjë në kurset apo kualifikimet e kryera brenda apo jashtë vendit, etj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI