Gjatë vizitës së saj, znj. Goldstein do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të kabinetit, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, përfaqësues të lidershipit të Partisë Socialiste dhe të komunitetit të donatorëve.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore do të vizitoje disa projekte të financuara nga Banka Botërore dhe do të takohet me përfitues të tyre. Gjatë kësaj vizite ajo do të shoqërohet nga znj. Kseniya Lvovsky, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)