Drejtshkrimi, nuk bie vetëm
“ë”-ja, ja ndryshimet e tjera

Drejtshkrimi, nuk bie vetëm<br />“ë”-ja, ja ndryshimet e tjera
TIRANE - Këto fjalë që po paraqesim më poshtë janë pjesë e disa tezave të tjera të propozuara nga grupi i punës për ndryshimet në Drejtshkrim që pritet të mblidhet së shpejti. Ne mund të japim të paktën njërin nga shembujt sa për ilustrim. Shembulli tregon sesi i japin argumentet ata gjuhëtarë dhe akademikë që hedhin tezat për ndryshime.

Ja një shembull konkret. Një nga argumentet që përdoret për të vërtetuar tezën e ndryshimeve drejtshkrimore është ky. Për të ndryshuar drejtshkrimin e fjalës nga e dashur-e dashun, është përdorur argumenti se nga fjala e dashun ka ardhur fjala dashnore. A është argument shkencor një i tillë, që propozohet nga ata që pretendojnë ndryshimin e Drejtshkrimit.

Po ashtu vijon argumenti se fjala hapësirë-hapësinë duhet ndryshuar meqë fjala hapësinore ka rrjedhur nga hapësinë. Gazeta “Shqiptarja.com” prej 8 muajsh që nga fshehja e raportit të Grupit akademik për ndryshimet në qershor të 2012-ës vëzhgon debatet mes gjuhëtarëve dhe akademikëve për vijueshmërinë e këtyre ndryshimeve, për të cilat thuhet se ka tutorë që çojnë drejt ngutjes për aprovimin e tyre.

Një pjesë e akademikëve kur flasin për gazetën shprehen se janë të vogla ndryshimet, por gjithkush e sheh se nëse cenojmë qoftë edhe një rregull të kësaj natyre, ose të “ë”-së patheksuar, ndryshimi do të përfshijë një varg të madh tabelash gramatikore. Në materialin që ka ky grup pune për të diskutuar shembujt e mëposhtëm janë cituar në dokumentin e punës për t’iu bërë ndryshimi.

Gazeta ka në dorë platformën që do të jetë në tavolinën e punës për këto ndryshimeve. Nuk janë për t’u nënvleftësuar nga shkalla e hierarkisë ata që pohojnë se do të afrohet sa të jetë e mundur Drejtshkrimi me shqiptimin, si akademik Kolec Topalli, kryetari i qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, etj. Ndërsa gjuhëtarët Rami Memushaj, Gjovalin Shkurtaj, etj, shprehen kundër ndryshimeve në drejtshkrim.

Sigurisht në këtë platformë nga shembujt që po botojmë për ndryshime për secilin rregull gjenden katër pesë shembuj sa për të ilustruar rregullin, por nëse rregulli i ri vendoset, logjikisht lista do të rrjedhë shumë e gjatë. Mjafton të marrim me mend fjalë të tjera të ngjashme përveç këtyre që janë në listë, dhe ngrihet pikëpyetja: Vërtet bëhet fjalë për ndryshime të vogla?!

FJALËT QË NDRYSHOJNË


zemberek-zemrek
thyesë- thysë
e dashur-e dashun
hapësirë,-hapsinë
tërshërë- tërshanë
bliri- blini
grurë-grunë
teserë-teser
operë-oper
shkëmbenj-shkëmbej,
shpërbëj-shpërbej
ngadhënjej -ngadhnjej
ngashënjej- ngashnjej
ullinj-ullij
rruázë-rruaz
suázë-suaz
pauzë-pauz
kauzë-kauz
traumë-traum
kamerë-kamer
ulcerë-ulcer,
gondolë-gondol
Inteligjencie-inteligjencje
Inteligjencia-inteligjencja
Materie- materje
arteria- arterja,
skorie - skorje
skoria- skorja
Mafie-, mafje
mafia- mafja,
akacie- akacie
akacia - akacja
Ambicie- ambicje,
ambicia - ambicia
mobilie- mobilje,
mobilia - mobilja,
mumie- mumja
mumia- mumja, etj.

JA SI ARGUMENTOHET NGA PRETENDUESIT E NDRYSHIMEVE NË GJUHË FJALA I DASHUN

Standardi jep mjaft shembuj të mënjanimit të formave me dy lëngëzore të njëjta, ndër të cilët vëmë në dukje: ranishte nga ranë e jo nga rërë, pasunar nga i pasun e jo nga i pasur, hapsinor nga hapsinë e jo nga hapësirë, krenar e kreni nga krenë e jo nga krerë, zanore nga zani e jo nga zëri, trunore nga truni e jo nga truri, tërshanore nga tërshanë e jo nga tërshërë, hinore nga hini e jo nga hiri, blinore nga blini e jo nga bliri, moknore nga mokën e jo nga mokër, grunore nga grunë e jo nga grurë, miturinë me prapashtesën -inë e jo me prapashtesën -irë, dashnore nga pjesorja dashun e jo nga dashur, brezni e jo brezëri, sheqerna e jo sheqerëra, mirëni “pasuri, kamje” e rini me prapashtesën -ni e jo -ri, mbeturinë me prapashtesën -inë e jo -irë etj.

Nga të gjithë këta shembuj mund të formulohet një rregull: kur është e mundur, të mënjanohen fjalët e format gramatikore me dy lëngëzore të njëjta, që krijojnë kakofoni gjatë ligjërimit dhe vështirësi në shqiptimin e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë