“Jam largaur nga Flamurtari për çështje shijesh, nuk ishte dëshira ime personale, por e trajnerit të ekipit Shkëlqim Muca, i cili nuk kishte më besim te unë. Krisja, nëse mund të shprehem kështu filloi nga ndeshjet e Europa League, ku unë nuk u aktivizova. Kjo situatë më vuri përballë dy zgjedhjesh, ose të pranoja stolin ose të zgjidhja një tjetër ekip për të vazhduar karrierën. Midis tyre, vendosa që të largohesha te ekipi i Teutës”. Kjo është deklarata e ish – kapitenit të ekipit të Flamurtarit të Vlorës Artan Sakaj. Gjatë ditës së djeshme Sakaj ka përfunduar marrëveshjen me durrësakët duke firmosur për një edicion, ndërsa shuma e pagës që do të përfitojë nuk bëhet e ditur për mediat. Sakaj në ekipin e Flamurtarit krijoi figurën e tij, pasi ishte një futbollist shembull, por preferenca e trajnerit Muca, i ndryshoi udhë labit. Vetë mbrojtësi Artan Sakaj nuk jep më shumë detaje përse u largua duke u mjaftuar me shprehej që nuk bëja pjesë në shijet e Mucës, por gjatë komunikimit duket qartë që kjo nuk është e gjithë e vërteta e histroisë së divorcit midis trajnerit dhe futbollistit. Zgjedhja e trajnerit Shkëlqim Muca duket se nuk ka hasur as në rezistencën e presidentit Shpëtim Gjika. Një fakt i tillë duket nga përgjigja e Sakajt, pas pyetjes se si janë marrëdhëniet me presidentin Gjika. “Nuk është e nevojshme që t’i keshë marrëdhëniet shumë të mira me presidentin”. Një deklaratë e tillë të lë të kuptosh që kapiteni është braktisuar edhe nga drejtuesit. Por mbrojtësi ka hedhur pas shpine gjithcka duke thënë se largohet nga Vlora me përshtypjet më të mira. Për t’u kthyer te aventura e re që ka nisur, vlonjati pohon se ka pasur edhe interesimin e ekipit të Tiranës, por në fund zgjodhi Teutën. “Drejtuesit e Tiranës u interesuan për shërbimet e mija, por negociatat i zhvendosëm pas ndeshjeve në Europa League. Ndërkohë që Teuta insistoi gjatë, ky fakt bëri diferencën duke zgjedhur në fund durrsaëkt” thotë Sakaj. Me ardhjen e vlonjatit është lotësuar edhe një kërkesë e rëëndësishme e trajnerit Hasan Lika që e dëshironte mbrojtësin në ekip. Durrësakët kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri duke harruar atë që ndidhi në kupat e Europës, tashmë objektivat janë përqëndruar te kampionati. Presidenti Hasanbelliu pritet të realizojë edhe dy goditje të tjera në merkato, pas Artan Sakajt.