Drejtësi për Sabrina Bengaj! Protestë në Tiranë e Fier: Vrasja e grave është pandemi, ku janë vaksinat? Këtë vit 12 gra ministre dhe 14 gra të vrara

TIRANË-  “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi, ku janë vaksinat?!”, “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Raporto dhunën dhe kërko ndihmë”, “Ngremë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë”,  këto janë disa ndër ndër dhjetëra pankartat që gjejmë në rrugët e kryeqytetit dhe Fierit, gjatë protestës ku kërkohet drejtësi për Sabrina Bengaj, e ekzekutuar nga ish-burri i saj, Elton Meta.

Kjo protestë i dedikohet çdo vajze dhe çdo gruaje, që ka humbur jetën tragjikisht nga duart e bashkëshortit të saj ose jeton nën frikën e dhunës.

Në protestën e sotme, ku qindra vajza dhe gra kanë “pushtuar” rrugët për të koontribuuar në mënyrën e tyre sado pak në këtë nismë për drejtësi, janë parë edhe e figura politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj dhe Erisa Xhixho. Me pankarta nëpër duar dhe shpresën se drejtësia do të jetë kryefjala në dënimin që do të ndërmarrë gjykata për Elton Meta, gra dhe vajzat janë mbledhur sot rreth orës 18:00, për ngjarjen që tronditi vendin 5 ditë më parë, në Fier.

Një prej familjarëve, të pranishëm në protestën e organizuar nga “Shoqëria Civile”, thotë se vajza kishte ikur te ish-burri i saj pa lejen e prindërve dhe ky fakt e bënë atë që të heshtte për dhunën që i ushtrohej.

“Vajza ishte një vajzë qyteti, ai nuk kishte vajzë për të martuar 14 vjeçe, Partizan Bengaj punon të Ferrari, e rrëmbyen vajzën, shteti vrau dhe Sabrina ngaqë iku pa lejen e prindërve nuk fliste dot më, se iku pa leje dhe nuk ankohej dot më, por partizani nuk kishte ato ëndrra për Sabrinaj, ai ka dhe një vajzë tjetër që i ka dalë shkolla në Milano, nuk jemi nga ato që marton vajza 14 vjeçe”, tha familjari.

Një tjetër pjesëmarrëse ka thënë se të gjitha institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e grave të pafajshme, ku ky vit na gjen me 14 gra të vrara.

“Ky vit na gjen me 12 gra ministre dhe 14 gra të vrara. Fajtorët kanë emër nga mjeku psikiatër, nga prokurori, nga gjykatësi vrasës, kanë dështuar të gjitha institucionet e tjera”, tha një pjesëmarrëse në protestë.

1631724755_Screenshot1.jpg

Qytetarët ndezin qiri për Sabrina Bengaj në Fier

Me qirinj, poshtë pankartës së saj, nderuan Sabrinën që iku në një moshë kaq të re, qytetarët e Fierit. Një grua e pranishme aty, e emocionuar nga kjo ngjarje e trishtë, kërkoi që drejtësia të japë dënimin e merituar për autorin dhe të tregohet transparente.

“Ishte një protestë e heshtur. Ne kush jemi? Ne jemi njerëz vullnetarë, gra që jemi pranë njerëzve në nevojë. Viktimat nuk kanë zë, ne që kemi mundësinë e bëjmë për ato. Sabrina është viktima e 14 në Shqipëri për vitin 2021 në Shqipëri. 14 gra të vrarë nga bashkëshortet dhe partnerët e tyre. Ne kërkojmë një drejtësi transparente, mos të përfshihet mes debateve të familjeve, as deklaratave dhe debateve për krimin.”, tha ajo. 

Sabrina Bengaj u vra 5 ditë më parë nga ish-burri i saj Elton Meta, duke lënë pas një fëmijë të vogël. Meta u arratis menjëherë pas ngjarjes, por kjo arrati nuk i zgjati shumë. Ai u arrestua pas 3 orë ndjekjeje, i fshehur në një pyll në fshatin e tij në Peshtan të Fierit, ku iu gjet edhe arma e krim. Kjo vrasja e të resë nxori në pah edhe skandalin e drejtësisë shqiptare, ku Meta ndonëse terrorizoi për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, nuk bëri asnjë ditë burg, pasi gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, nuk e dënuan me asnjë ditë burg, por e shtruan në spitalin burg të Zaharisë. Prej aty, vetëm pak muaj me vonë u nxor me argumentin se do të vazhdonte kurimin në shtëpi.

Gjatë vitit 2021, deri më tani, 14 vajza dhe gra kanë humbur jetën nga duart e partnerëve ose bashkëshortëve të tyre.

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
'Do dal nga burgu dhe do të vras', ish-burri vrasës e kërcënonte Sabrina Bengën edhe nga qelia por drejtësia e liroi si të sëmurë mendor

1631737467_16316033501631341774metaj.jpg

Skandali i vrasjes së Sabrina Bengës nga ish bashkëshorti i liruar nga burgu 2 muaj para krimit të rëndë thellohet gjithnjë e më shumë nga detajet e zbuluara. Vrasësi Elton Meta, i cili është lënë i lirë me pretendimin se ishte i sëmurë mendor, në fakt e kërcënonte ish-bashkëshorten e tij edhe nga qelitë e burgut.

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar sot se vrasësi dy javë para se të dilte nga burgu, e kishte kërcënuar me vdekje bashkëshorten.

"Kjo ishte një  vrasje që mund të parandalohej. Dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë ai i ka thënë se do të vras. Vajza ka rrëfyer kanosjen në polici dhe çështja është dërguar në prokurori, por është neglizhuar dhe nuk është ndjekur. Në pamje të parë duket se vetëm gjykata është përgjegjëse, por kur shikon dosjen kupton se një serë institucionesh janë bërë bashkë", ka thonë Hoxha.

Ora 19:30
Pankarta dhe qirinj të ndezur në nder të kujtimit të Sabrinës, qytetarët marshuan drejt ministrisë së Drejtësisë ne kryeqytet

 

Me pankarta nëpër duar, qindra qytetarë të pranishëm në protestën e zhvilluar sot në kryeqytet, kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Fëmijë, gra dhe burra, kanë lënë pankartat në tokë dhe kanë ndezur qirinj pranë godinës së ministrisë, në nder të Sabrinës, vajzës që u ekzekutua disa ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Fier.

Marshimi drejt ministrisë, ishte një shenjë e qytetarëve që kërkojnë me ngulm që drejtësia t’i tregoi vendin vrasësit të vajzës së 23-vjeçare, dhe çdo autori të krimit në familje.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS