Drekë për të moshuarit, nxënësit e shkollës 'Halim Xhelo' në Vlorë: Ata duhet t'i konsiderojmë si familja jonë

Nxënësit e shkollës së mesme “Halim Xhelo” në Vlorë, kishin përgatitur me rastin e festave të fundvitit ushqime në shtëpitë e tyre, për t'ia serviruar si drekë pensionistëve të qytetit. 50 të moshuar që kaluan një ditë ndryshe në ambientet e kësaj shkolle, i kanë falenderuar nxënësit dhe mësuesit për këtë nismë që u ndërmor për të dytin vit radhazi.

"Gëzuar festat! Jemi të kënaqur, edhe juve ju faleminderit që na respektoni",  u shpreh një pensionist. "Kjo është kënaqësi për ne, në këtë ambient, dhe në radhë të parë edhe sepse jemi me rininë. Pacin lumturi në jetë dhe qofshin të mbarë për të drejtat e tyre", u shpreh një tjetër. "Respektet më të mëdhaja në emër të këtyre të të moshuarve, me rastin e festave të fundvitit. Është e vecantë dhe është hera e dytë që e bëjnë për këtë moshë",  u shpreh një i tretë.

Edhe nxënësit shprehën kënaqësinë, pasi sipas tyre përgatitja e ushqimeve në shtëpi është një bamirësi për këtë shtresë të shoqërisë.

"Me rastin e festave të fundvitit ne kemi menduar që të përgatisim disa ushqime në shtëpi, për Shoqatën e të Moshuarve, që në të vërtetë janë edhe gjyshërit tanë, prandaj menduam që do të ishte një ide e mirë për t'i bërë ata të ndihen mirë, duke qenë se edhe shkolla jonë është pjesë e komunitetit", u shpreh një nxënëse. "Ata duhet t'i konsiderojmë si familja jonë, si gjyshërit tanë, sepse fundja fundit e njëjta moshë janë", u shpreh një tjetër nxënëse. 

Pas drekës, nxënësit kanë kërcyer së bashku me të moshuarit, duke iu mundësuar paksa harmoni dhe momente lumturie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve