PATOS/FIER- Fshati Drenije në bashkinë Patos prej vitesh ka mbetur pa rruge, uje, arsim. Banorët jane të bekuar vetëm nga natyra por të braktisur nga té gjitha qeveritë.
Segmenti rrugor prej 4 kilometra Siqecé- Drenije , është kthyer në makthin më të madh të 40 familjeve që kanë mbetur në fshat, kryesisht té moshuar.
“Ne vetëm rrugën duam se është shumë e keq. Bashkia i hedh çakull por prishet sërish. Duhet asfaltuar”, tha një banor.
Jo vetëm rruga, por dhe mungesa e ujit sepse fshati s’ka patur asnjëherë linjë ujësjellësi ndaj jane detyruar te hapin puse.
“Këtu ujë s’ka pasur asnjëhere as në kohën e komunizmit. Ne kemi hapur puse vetë”, tha një tjeter.
E vetmja kulturë bujqesore që mban gjallë ekonominë lokale është ulliri. Numërohen rreth 10 mijë rrënjë por i gjithë prodhimi ka mbetur stok se s’ka rruge per te dale ne treg.
“Të gjithë kemi plot vaj nëpër shtëpia se s’kemi ku e çojmë”, tha një banor.
Deri ne vitet ’90, shkolla e fshatit numëronte rreth 200 fëmijë ndërsa para tre vitesh mbeten tre nxenes. Sot shkolla eshtë e mbuluar nga ferrat dhe nuk ka asnjë nxënës.
Sipas banoreve, 30 djemtë e fshatit kanë mbetur beqarë pasi s’ka nuse qe vjen ne Drenije.
“Gjithë fshati ka 30 djem të rinjë që jetojnë me shumë jashtë se këtu. Vijnë në verë ata por për nuse jo, s’bëhet fjalë se nuk vijnë nuset këtej, veç po i martuan atje”, tha nje banor.
Per shkak te mungeses se investimeve qe ka sjell shpopullimin, Drenija rrezikon të mbetet vetëm një toponim në hartë...
Komente









