Irani sulmoi sot Izraelin me qindra raketa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e kreut të Hezbollah, Nasrallah. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi dha më shumë detaje mbi këtë sulm në ‘Studio Live’.
Për Arbër Hitajn, Krisafi theksoi se sulmi përfundoi dhe si bilanc për momentin janë vetëm dy të plagosur dhe kjo si pasojë e mbrojtjes shumë të mirë kundërajrore të Izraelit.
'Po e ndiqja drejtpërdrejt në mediat izraelite. Sulmi ka përfunduar për momentin dhe ushtria ka bërë thirrje të dalin. Ka vetëm dy persona të plagosur nga copëzat e raketave në Tel Aviv. Nuk pritej një sulm i tillë. Pritej që Irani të bënte diçka që me vrasjen e Haniyeh dhe Nasrallah. Sulmi është i ngjashëm me atë të prillit, kur Izraeli vrau konsullin iranian në Damask. I shërbejnë Iranit që po bën diçka, por si sulme nuk ka ndonjë rrezikshmëri. Nëse vërtetohet se janë plagosur vetëm dy veta i parrezikshëm. Tregon mungesë kapacitetesh. Janë vetëm për spektakël. Është bërë thuajse qesharake për Iranin.'
Sipas ekspertit, konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet, por nuk shikon një luftë mes Iranit dhe Izraelit.
'Ka shumë aktorë, nuk është një lloj si lufta Rusi Ukrainë. Në Lindjen e Mesme janë shumë aktorë dhe mund të dali jashtë kontrollit. Nuk e shoh si të mundshme për konflikt Iran Izrael. Janë shumë larg. Raketat duan 12 minuta të shkojnë, janë shumë. Irani është shumë i dobët për luftë me Izraelin dhe SHBA. Ka dhe një anë tjetër, për Izraelin është moment i artë. Po çmonton Iranin në Lindjen e Mesme. Ka goditur Hamasin, Hezbollah dhe grupet Houthi. Do ketë përgjigje nga ana e Izraelit. Izraeli do bëjë më shumë si kundërpërgjigje. E sheh që Irani është në vështirësi.'
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
64.2%
-
Negativisht
28.4%
-
Nuk kam mendim
7.4%
Vota total: 1184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë
30 Dhjetor, 15:33
-
Benjamin Netanyahu operohet për heqjen e prostatës
29 Dhjetor, 19:57
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit
29 Dhjetor, 10:20
-
Ushtria izraelite bastis spitalin në Gaza, 240 të arrestuar, mes tyre terroristë që sulmuan shtetin hebre më 7 tetor 2023
28 Dhjetor, 22:38
-
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës
28 Dhjetor, 22:00
-
VIDEO/ Momenti kur kreu i OBSH-së evakuohet me emergjencë në aeroportin e Jemenit gjatë sulmit raketor izraelit
28 Dhjetor, 21:49
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor, 19:50
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor, 17:55
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit
27 Dhjetor, 09:59
-
Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë
27 Dhjetor, 09:24