Dretj Punës/ Likaj: Kur tradita
familjare sfidon kohën e shijes

Dretj Punës/ Likaj: Kur tradita<br />familjare sfidon kohën e shijes
TIRANE- 15 vite më parë hodhën idenë e një sipërmarrje të vogël familjare, ndërsa sot kanë një sipërmarrje prej 70 punonjësish, ku sjellin për të gjithë mjeshtërinë e përgatitjes së ëmbëlsirave. Pra, aty ku shija merr kuptim! Në këtë intervistë, administratori Armand Lika na rrëfen hap pas hapi se si kanë mundur që një biznes familjar ta kthejnë në një biznes me një numër të madh punonjësish.

Por, jo vetëm kaq. Sot, pastiçeri Lika konsiderohet lider në tregëtimin e produkteve të ëmbëlsirave, me një shtrirje të gjerë në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, duke ju garantuar cilësi, shërbim, korrektësi dhe një shumllojshmëri produktesh ëmbëlsirash. E veçanta e kësaj kompanie është se, ideja për krijimin e një biznesi të tillë lindi në vitin 2000, pas një tradite familjare në sektorin e ëmbëlsirave, ndërsa sot e kanë  kthyer atë në një art të vërtetë.
 
15 vite sukses mjafton për të na sjell më afër me biznesin tuaj. Si ka lindur ky aktivitet dhe si keni arritur deri në këtë fazë?
Biznesi jonë ka nisur si një biznes familjar në vitet 2000. Duke ecur vit pas viti edhe biznesi jonë u rrit me hapa normal. Sigurisht që, vullneti dhe dëshira për të pasur një sukses në tregun e shumllojshmërive të ëmbëlsirave na ka sjell deri në këtë moment.
 
Ka qenë një fillim i vështirë?
Padiskutim që ka qenë në sfidë jo vetëm për mua, por për gjithë familjen time. Ka nisur si një biznes familjar ku ishim vetë punëtorët e parë, ata që dhamë kontributin. Prindërit kanë qenë të parët që na mbështetën për të ecur në këtë rrugë të gjatë, por plot ëmbëlsi. Si çdo fillim pune dhe ne kemi hasur vështirësitë tona, por me këmbëngulje kemi mundur ta zgjerojmë biznesin.
 
Pastiçeria ishte një zgjedhje juaja apo një traditë familjare?
U fokusuam tek pastiçeria pasi dajat e mi e kanë pasur traditë këtë fushë. Kanë qenë pikërisht ata që na kanë dhënë dhe ndihmën e parë deri sa biznesi mori një tjetër formë. Duhet të theksoj se e rëndësishme në këtë biznes ishte përfshirja e familjes, ishin ata që e ngritën dhe i dhanë një tjetër kuptim këtij biznesi të vogël familjar.
 
Duke qenë se ju administroni gjithë biznesin e “Pastiçeri Likës” mund ta na tregosh se si funksionon procesi i punës dhe ndarja e sektorëve?
Ne mbulojmë të gjithë fushën e pastiçerisë, pasi fusha e pastiçerisë është shumë e madhe, ka një larmishmëri të gjërë produktesh që fillojnë nga; kremrat, biskotat, amaretat dhe të gjitha ëmbëlsirat me sherbet si, bakllava, trigone, etj. Janë një pafundësi produktesh dhe ne sot, arrijmë ti prodhojmë të gjitha. Normalisht që përbëhet nga staf mesatarisht i madh, i cili arrin në 70 punonjës, por për raste festash e rrisim stafin, punësojmë akoma më shumë. Puna është e miroganizuar, kemi shefe prodhimi, teknologe, menaxher shitjes, agjent shitjes dhe çdo sektor i pastiçerisë ka përgjegjëse. Pra, gjërat ecin mirë dhe çdo sektor funksionon siç duhet.
 
Sot, aktiviteti juaj është zgjeruar në një shumëllojshmëri produktesh...?
Nuk është se është shtrirë e gjithë pastiçeria brenda një viti, ne kemi 15 vjet në treg dhe vit pas viti janë shtuar produktet. Fillimisht është zgjeruar punë në një sektor, pastaj kemi nisur me një sektor tjetër. Pra, kemi pasur një ecuri hap pas hapi, nuk kemi arritur çdo gjë brenda një viti.
 
Çdo biznes ka brenda saj një staf të specializuar përsa i përket kapaciteteve profesionale. Si mund të bëhesh pjesë e stafit tuaj, ka ndonjë kriter?
Kompanitë ku ne marrim lëndët e para na i mundësojnë trajnimet e personelit, produkteve të reja. Nesë ne hedhim në treg një produkt të ri, kompanitë me të cilët bashkëpunojmë, na trajnojnë stafin përkatës për atë produkt të caktuar dhe më pas hidhet në treg.
 
Pra, pastiçeria e djeshme nuk është ajo e sotmja. Kemi orientime të reja në realizimin e produkteve?
Është e vërtetë se nuk është pastiçeria ajo që ka qenë dikur! Të gjitha bizneset që operojnë me ëmbëlsirat, sot kanë mundësinë ti ofrojnë klientit një tjetër shije, pasi të gjitha rrugët janë të hapura për të na çuar në destinacione të sukseshme. Panairet dhe seminaret si brenda dhe jashtë vendit, ku ne marrim pjesë na mundësojnë të njohim një tjetër botë të ëmbëlsirave dhe të fusim produkte të reja për të shkuar drejt botës së shijes.
 
Grupmoshat që pamë në punishten “Lika” na solli një pozitivitet që rrallë e shikojmë nëpër kompani të tjera. Si i keni afruar të rinjt me punën?
Fatmirësisht në Shqipëri po i jepet hapësirë kurseve për zanate të caktuara, duke bërë që çdo punonjës të ketë një kualifikim të caktuar, dhe pse jo të gatshëm për të qenë konkurues në tregun e punës. Përsa i përket profesionit të pastiçierit, ka kurse të ndryshme kulinarie dhe në shkolla që e mundësojnë këtë kualifikim. Këta faktor, na kanë dhënë një ndihmë për të pasur një staf të kualifikuar në fushën tonë.
 
Keni ndonjë kriter për personat që duan të kenë një punë?
Kur ne kemi nevojë për staf kemi një bashkëpunim të ngushtë me zyrën e punës, është hallka që ne na ofron me punonjësit. Ne nisim njoftimin për specialitetin që kërkojmë dhe ata na ofrojnë mundësitë që kanë. Pasi ne marrim në punë i testojmë nga përgjegjësit e sektorit dhe nëse janë të gatshmë i punësojmë. Ndërkohë që, ne zbatojmë dhe disa kushte që na i vendos ligji. Personi që marrim në punë më parë duhet të jetë i pajisur me një librezë punë nga Drejtoria e Shëndetit Publik.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'

Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'