Sot në Mitrovicë qëndroi kreu i KFOR, mision i NATO-s në Kosovë, Erhard Drews.
“E ndjej si turp barrikadën mbi urën kryesore të lumit Ibër, sepse ajo ka karakterin e ndarjes së një qyteti, i cili në fakt nuk është i ndarë”, tha Drews.
Barrikada mbi urën kryesore është një simbol i fuqishëm politik dhe simbolet e tilla nuk janë të arsyeshme të largohen me forcë.
"Logjika e atyre që e kanë vënë atë barrikadë nuk ndryshon edhe nëse ajo hiqet, por përkundrazi mund të krijojë pasoja të kundërta, andaj nevojiten veprime të arsyeshme" ka thënë shefi i KFOR.
Zyra për informim e komunës se Mitroviës ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë një takim me kryetarin e komunës, Avni Kastratin.
Nuk jepen detaje për agjendën dhe temat që janë diskutuar gjatë takimit.
Dje Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kishte kritikuar KFOR për lejimin edhe me tutje të bllokadave nga ana e serbëve.
"Kur KFOR-i nuk është i gatshëm të veprojë, gjen arsyetime" kishte thënë ministri Rexhepi.
Sipas ministrit Rexhepi, KFOR-i edhe më tutje duket i pavendosur për mbylljen e përhershme të rrugëve ilegale në Veri të Mitrovicës.
E këto rrugë shpesh shfrytëzohen nga grupet kriminale serbe për t`i futur mallrat ilegalisht.
Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, thotë se pritjet e institucioneve nga ky mision kanë qenë shumë më të mëdha, kur flitet për bllokimin e rrugëve ilegale.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com