“Dridhet” Juventusi, Federata italiane hap hetim për pasaportën e Luis Suarez

“Dridhet”  Juventusi, Federata italiane hap hetim për pasaportën e Luis Suarez

Ashtu edhe siç parashikohej edhe Federata italiane e futbollit ka vendosur që të shohë më qartë çështjen e marrjes së pasaportës italiane nga ana e Luis Suarez dhe parregullsitë që kanë ndodhur. Organi akuzës i FIGC ka hapur një hetim, pra një fashikull për provimin fals të gjuhës që ka zhvilluar lojtari i Barcelonës në Perugia për të marrë nënshtetësinë italiane.

Drejtuesi i Prokurës në Federatë Giuseppe Chine ka kërkuar aktet e hetimit të nisur në Perugia. Për FIGC ka qënë e vështirë të mos përfshihej në një çështje që po bën shumë bujë dhe që në mënyrë indirekte e prek pavarësisht se bëhet fjalë për një lojtar të një tjetër federate dhe të një tjetër kampionati.

Edhe Juventusi ka filluar të “dridhet” për situatën në fjalë pasi janë zbuluar përgjime të përfaqësueses ligjore të bardhezinjve me drejtues të Universitetit të Perugias. Juventusi e kërkoi me ngulm uruguajain Luis Suarez por sulmuesi do të përfundojë tek Atletico Madrid. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE