Dy shqiptarë janë kthyer në një makth për banorët e Riminit në Itali. Ata pasi ishin dehur kanë nisur të godasin makinat që ishin parkuar rrugëve të këtij qyteti. Edhe pse ishin nën efektin e alkoolit dy shqiptarët drejtonin mjetin e tyre dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme nëpër rrugë, derisa banorët kanë njoftuar policinë . Këta të fundit kanë bërë të mundur edhe arrestimin e dy shqiptarëve.
Në pranga ka rënë një 45-vjeçar shqiptar i cili kishte konsumuar alkool së paku 4 herë nga se është normaliteti.
Ndërsa shqiptari i dytë i arrestuar ishte një 27-vjeçar i cili solli probleme të tjera për policinë pasi nuk pranoi të dorëzohej direkt po tentoi të largohej dhe të kundërshtonte punonjësit e policisë.
I riu, njohur nga policia italiane edhe për krime të ngjashme në shtetin fqinj, u arrestua në mëngjes, pas një vendim i të lëshuar për ndalimin e tij nga ana e Gjykatës së Riminit. Tashmë dy të arrestuarit do të dalin para gjykatës në Itali dhe do të njihen me dënimin që i pret.
Komento