Në dhomën e tij, ku qëndron çdo ditë, vihen re shumë piktura, që Drini i ka bërë falë talentit që ka. Por pavarësisht se cilësohet si një piktor i madh, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë i ka refuzuar regjistrimin, me arsyen se është autik.
Nëna e Drinit, Edlira Sallaku thotë se Drejtoresha e Liceut Artistik, refuzon ta regjistrojë.
“Në shkollë nuk e regjistrojnë pasi ky është autik. Drejtoresha thotë se ka çuar shkresë. Ndërkohë, unë pa konkurs unë nuk e fus djalin në shkollë’ tha nëna e tij.
Sipas ligjit, të gjithë të rinjtë autik apo me aftësi të kufizuara, pranohen në Liceun Artistik, pa konkurs, por Drinit i refuzohet regjistrimi.
Nëna e tij thotë se si u ndje Drini në ditën e parë të shkollës, ku ai nuk kishte mundësi të shkonte.
“Drini filloi duke qarë, pësoi një gjendje depresive. Unë si nënë u mundova që ta qetësoj. Djali im është shumë i stresuar pasi atij i pëlqen integrimi social. Djali dëshiron që të vazhdojë shkollën të mesmen e të lartën. Ai dëshiron që të bëhet si gjithë bashkëmoshatarët e tij” tha ajo.
Nëpërmjet një studio ligjore, i është kërkuar edhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla që të lëshojë një urdhër për regjistrim, por ende nuk është kthyer përgjigje.
Nëna e 18-vjeçarit, thotë se nuk do lejojë që të shkelet dinjiteti i tij.
‘Unë kërkoj integrim social në mënyrë dinjitoze sepse mendoj me këto veprime e shkelje ligji atij i është ulur dinjiteti. Ai meriton të respektohet e lartësohet” u shpreh nëna e Drinit.
Ndërkohë në dhomën ku Drini punon çdo ditë, vihen re çertifikatat që ai ka marrë për pikturë, ku Ambasadorë të ndryshëm kanë blerë punimet e tij.
Me këtë punim Drini ka fituar çmim dhe kjo është piktura se si e shohin të rinjtë shqiptarë të ardhmen.
Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)