Dritëro Agolli: Gjuha shqipe
është bërë përshesh, të mbrohet
Shkrimtari Dritëro Agolli ka bërë thirrje dje se gjuha shqipe duhet të mbrohet nga fjalët e huaja dhe duhet ruajtur. Agolli ka folur gjatë promovimit të librit “Fjalori rimor i Dritëro Agollit” me autor Mina Geron.
TIRANE- Libri “Fjalori rimor i Dritëro Agollit” me autor Mina Geron, pas promovimit të një ditë më parë në Shkodër, është promovuar dje edhe në Tiranë nga shtëpia botuese “Toena”. Autori i librit Mina Gero është shprehur se tek vargu i poetit Dritëro Agolli ka mundur të vërejë “edhe të fshehtat e nivelit fonetik, lojën me tingullin dhe grupet e tyre, alternimet që bën poezia për t’u ngritur në lartësinë e shprehjes”.
Për fjalorin rimor të poetit Mina Gero është shprehur se e ka kaluar në filtrin gjuhësor, ndërsa shkrimtari Dritëro Agolli ka bërë thirrje dje se gjuha shqipe duhet të mbrohet nga fjalët e huaja dhe duhet ruajtur.
Agolli ka folur gjatë promovimit të librit se “Nëse vazhdohet kështu, besoj që duhet të kemi një fjalor ta lexojë këtë lloj shqipeje, nëse ndonjëri do të jetojë 100, apo 150 vjet, sepse është bërë përshesh. Po të dalësh në pazare e të numërosh dyqanet janë plot me fjalë të huaja..., po veri emrin e një mali, një lumi….E kam fjalën që gjuha shqipe duhet ruajtur”, tha ndër të tjera Dritëro Agolli.
Duke u ndalur tek poezia, Dritëroi tha se edhe poezia ka ndryshuar, nuk mund të themi se shkruajnë të gjithë me rimë, madje rima është rralluar, tani e domosdoshme në poezi është muzika, se ajo plotëson edhe rimën”.
Mes të tjerash shkrimtari shtoi se “edhe pse poezia ka ndryshuar, ka edhe poetë që shkruajnë me rimë, dhe që kanë marrë edhe çmime nobel”.
Fjalori rimor i studiuar nga Gero përmes pasurinë rimore të poezisë së Dritëro Agollit, pasqyron pasurinë gjuhësore që është hedhur në përdorim në funksion të rimës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.7%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 8199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Rruga
31 Korrik, 14:14
-
Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’: Vijojmë transformimin e qytetit, kush preket do përfitojë banesë të re
31 Korrik, 14:11
-
GJKKO lë 'arrest me burg' kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka mohon akuzat! Në seancë shkon dhe Dumani! KLP e pezullon nga detyra
31 Korrik, 14:02
-
Wisner, mbyll misionin zyrtari amerikan: Jam kuq e zi, tradia e vyer e shqiptarëve
31 Korrik, 13:42
-
Zjarri në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra, situata në kontroll! Do vlerësohen dëmet
31 Korrik, 13:33
-
Lezhë, përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë, 1 në kërkim
31 Korrik, 13:30
-
Gjirokastër/ Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, 2 në hetim
31 Korrik, 13:23
-
Operacioni 'Plumbi i artë'/ SPAK zbardhi dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë, njëri u vra tjetri u plagos
31 Korrik, 13:11
-
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e Krimeve në Durrës, Agostin Çinari
31 Korrik, 13:09
-
Puthje dhe përqafime 'pasionante' mes Macron dhe ministres së Sportit! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit
31 Korrik, 13:06
-
'Plumbi i Artë 2'/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vra dhe vëllai i Erjon Alibeajt! Zbulohet dhe ekzekutimi i Klevis Kapllanit, miku i Nuredin Dumanit
31 Korrik, 12:53
-
Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Në fuqi sekuestro e pasurive për Mariglen Qaton e Redi Mollën
31 Korrik, 12:46