Dritëro Agolli nderohet me
Çmimin “Teuta” në Mal të Zi
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli do ta marrë këtë çmim nga shkrimtari i mirënjohur malazez, akademiku Jevrem Bërkoviç, fitues i çmimit “Teuta” vitin e kaluar
Në Rugovë të Kosovës dhe në Kotorr të Malit të Zi, Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, më 27 dhe 28 gusht do të organizojë manifestimin letrar “Muzat e Alpeve 2014”. Gjatë këtyre ditëve do të organizohet një tryezë e rrumbullaket me temën: “Bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi dhe integrimet evropiane në fushën e letërsisë”, si dhe do të promovohet libri i autorit të mirënjohur boshnjak Safet Hadrovic “Zrtve-Viktimat”. Ky aktivitet i cili do të shoqërohet me një mbrëmje poetike, do të vijojë në Kotorr të Malit të Zi, me promovimin e librit të Ibrahim Kadriut “Populli është fajtor -Narod je kriv”, i përkthyer në gjuhën malazeze.
Në Risan, qyteti i lashtë i mbretëreshës ilire Teuta, shoqata do të ndajë çmimin “Teuta”, kushtuar veprës jetësore të shkrimtarit te mirënjohur shqiptar Dritëro Agolli, me motivacion: “Njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj i cili u bë sinonim i vlerave të qëndrueshme të fushave krijuese dhe emblemë e kohës dhe si personaliteti i sotëm më popullor në kumtin e letrave shqipe”.
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli do ta marrë këtë çmim nga shkrimtari i mirënjohur malazez, akademiku Jevrem Bërkoviç, fitues i çmimit “Teuta” vitin e kaluar. Shkrimtari i njohur malazias, njihet si kundërshtari i regjimit të Milosheviqit. Gjithashtu Berkoviq, është bërë i njohur për qëndrimin e tij të drejtë ndaj çështjes shqiptare dhe çështjes së Kosovës veçanërisht. Ai është ndër krijuesit e vetëm malazezë e serbë që ka bërë homazhe dhe është përkulur para varrit të legjendarit, Adem Jashari.
Mbajtja e manifestimit “Muzat e Alpeve 2014”, mundësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Ministria për Integrimin Evropian e Kosovës, Komuna e Pejës si dhe nga Komuna e Kotorrit. Ky manifestim i krijuesve nga të tria shtetet ka për synimin forcimin e urave ndërmjet shteteve dhe përafrimin e popujve të tri kufijve si dje në lufte dhe sot në paqe, duke përqafuar vlerat evropiane. Ideja për krijimin e këtij takimi letrar ka qenë e prozatores, poetes dhe gazetares Ajete Beqiraj dhe Natasha Lakos, poetes dhe skenaristes së mirënjohur nga Shqipëria.
Shkrimtari i mirënjohur malazez, Mirash Martinoviq, autori i “Teutës ilire”, është shprehur se e ka përqafuar pa mëdyshje themelimin e kësaj Shoqate Rajonale të shkrimtarëve nga Kosovë, Shqipëria, Mal i Zi, që emërtohet "Teuta", e cila sipas tij ka për qëllim integrimet evropiane në fushën e letërsisë. Në vitin 2015, “Muzat e Alpeve” do të organizohet në Shqipëri, ku pritet që Çmimi “Teuta”, për veprën jetësore ta marrë një shkrimtar nga Republika e Kosovës.
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 19.08.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në Gaza në banesat e tyre, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ 46-vjeçarit shqiptar iu gjetën 863 mijë euro cash të fshehura në dollap e makinë, dyshohen se janë përfituar nga shitja e narkotikëve (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52