Drita gjatë shtatzënisë
ndikon te sytë e foshnjes

Drita gjatë shtatzënisë <br />ndikon te sytë e foshnjes
Drita, e cila kalon përmes trupit në mitër, sipas shkencëtarëve amerikanë, luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e syve të foshnjes. Studimi i botuar në revistën 'Nature' ka treguar se minjtë, që gjatë shtatzënisë shumicën e kohës e kishin kaluar në errësirë, kishin lindur të vegjlit me sy jo të zhvilluar.

Studimi ka vërtetuar se nevojitet dritë, në mënyrë që të kontrollohet rritje e qelizave të gjakut në sy.

Shkencetarët nga universiteti në San Francisko nga spitali i fëmijëve besojnë se drita, e cila depërton përmes trupit, mund të ndikojë në zhvillimin e syve, së paku tek minjtë. Në kushtet normale, formohet një rrjetë e enëve të gjakut e njohur si sistemi i lumit të gjakut, që ushqen retinën me t'u formuar ajo.

Hulumtimet kanë treguar se drita tek minjtë aktivizon proteinën melaopsine, e cila rregullon dhe orën biologjike, por nuk dihet nëse ky proces zhvillohet edhe tek njerëzit.


Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, Suplementi Shëndeti
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi