Kreu i Bashkisë së Gramshit ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për të dënuar ekipin që ti zhvillojë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të edicionit jashtë fushës së tij.
Dritan Bici është kundër këtij vendimi duke deklaruar se FSHF ka vepruar me qëllim për të zbritur ekipin e futbollit në kategorinë e dytë. "Veprimin e bëra dhe unë duhet të mbaj përgjegjësi dhe të dënohem. Madje unë jam në ndjekje penale për atë veprim që bërë, çuditem çfarë pune ka Komisioni i Disiplinës me ekipin që e ka dënuar, ndërkohë që autori jam unë dhe ndeshja kishte përfunduar.
Kjo është është bërë e gjitha me qëllim për të zbritur Gramshin nga kategoria. Duhet ti zhdukim njëherë e mirë nga Federata ata që na drejtojnë, pasi futbolli është kriminalizuar. Vendimin do ta ankimojmë menjëherë, pasi është i padrejtë dhe i pabazuar. Ky qytet nuk e meriton këtë ndëshkim, aq më tepër që fajtori jam unë dhe për këtë po përgjigjem" përfundon Bici.
Dylber Balla

LAJMET MË TË VLERËSUARA