Dritan Dajti akuzon Arjan Muçën
për vrasjen e sekretarit të KMSH

Dritan Dajti akuzon Arjan Muçën<br />për vrasjen e sekretarit të KMSH
TIRANE- Dritan Dajti hedh një tjetër akuzë të rëndë, ku nga seanca gjyqësore në të cilën ai po gjykohet për vrasjen e 4 policëve, akuzon Arjan Muçën për një vrasje të ndodhur një dekadë më parë në kryeqytet.
 
Arjan Muça, oficeri i policisë i cili drejtonte uniformat blu për arrestimin e Dajtit në 2009, akuzohet nga ky i fundit se ka qenë pikërisht Muça i cili ka vrarë ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Më 13 janar të vitit 2002, Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, u vra në zyrën e tij.

Më tej, Dajti ka vazhduar duke akuzuar Gjykatën se po bëhet palë me Prokurorinë duke manipuluar të vërtetën, si dhe ka kërkuar prej gjykatës t’i pranojë kërkesat për marrjen e dy procesverbalëve të armatimeve të përdorura nga Muça.
 
Kjo kërkesë është rrëzuar nga trupi gjykues i drejtuar nga Idriz Milkurti, e në këto momente Dajti ka ripërsëritur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues dhe është larguar nga salla.
 
Pas vendosjes së dy avokatëve, Gjykata caktoi ditën e nesërme për zhvillimin e seancës së radhës.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë