Dajti kërkoi nga gjykata t’i gjej avokatin mbrojtës pasi ai nuk ka mundësi ekonomike të zgjedh një avokat. Gjithashtu Dajti akuzoi sërish gjykatën për bllokimin e këtij procesi duke thënë se kjo gjykata i ka të gjitha mundësitë ta mbaroj këtë gjyq në një kohë të shkurtër nëse ka vullnet.
Në këto kushte trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Idriz Milkurti vendosi caktimin e dy avokatëve të rinj dhe shtyrjen e seancës për të hënën e javës tjetër.
(Foto: Dritan Dajti sot ne gjykate)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)