Dritan Dajti - gjyqtarëve: Mos
harroni me kë keni të bëni

Dritan Dajti - gjyqtarëve: Mos<br />harroni me kë keni të bëni
 TIRANE-  Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve, i bën presion gjyqtarëve, në sallën e gjyqit, duke i deklaruar se do ia kthejë me të njëjtën monedhë nëse pas shoqërimit të kushërit të tij në polici fshihen ata. Shoqërimi në polici ndodhi javën e kaluar.

“Pas zgjedhjeve do të flas e do të hap të gjithë thesin. Uroj që mos të keni urdhëruar ju shoqerimin e kushëririt tim seancën e kaluar. Ky është presion. Të jeni të sigurtë se edhe une do të sillem në të njëjtën mënyrë me familjarët tuaj. Mos harroni keni të bëni me Dritan Dajtin. Saimir Duçkollarin nuk e kam vrare unë. Edhe aktekspertiza e tregon shumë mirë kush e ka vrarë, ndërkaq e interesuar për të mbuluar këtë të vërtetë ka qenë gjykatësja Nertina Kosova. E dini shumë mirë historinë e vrasjes së tij.”- tha Dajti në seancën, ku trupi gjykues, i kryesuar nga Idriz Milkurti, lejoi mediat vetëm pak minuta.

Më pas seanca është mbyllur duke u shtyrë për një datë tjetër. Gjykata caktoi dhe dy avokatë të tjerë kryesisht. Më 11 Qershor, i afërmi i Dajtit, Lulzim Muça është ndaluar sapo ka dalë nga salla e gjyqit me kërkesë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërkaq policia pranoi shoqërimin por nuk sqaroi asnjë informacion për arsyen e ndalimit të Muçës. Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj,
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë