Dritan Dajti: Hapja e "kutisë së
Pandorës e frikëson gjykatën"

Dritan Dajti: Hapja e Pandorës e frikëson gjykatën"">
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn senacën gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit për më 13 shtator, pasi gjatë gushtit janë pushimet vjetore të gjykatës ndërsa vetë i pandehuri replikoi sot me trupin gjykues duke bërë sërish akuza të forta.

Në një seanca pa praninë e mediave, Dajti i ka kërkuar gjykatës me anë të një kërkesë të ballafaqohet me Flamur Gashin, duke kërkuar t'i bëjë atij disa pyetje. Kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata, ndërsa Dajti ka thënë “Gjykata ka frikë nga hapja e kutisë së Pandorës”

Më tej Dajti ka vazhduar duke akuzuar Arjan Muçën për vrasjen e e policit të Tropojës Mehdi Vatozi, ndërsa gjykata e ka ndërprerë duke i kujtuar të pandehurit se kjo nuk është pjesë e dosjes për të cilën ai gjykohet.

Dajti në përfundim ka lënë sallën e gjyqit, duke i thënë trupit gjykues se nëse kësaj trupe gjyqësire i ndodh diçka, “e keqja nuk i vjen prej Dritan Dajtit, por nga Arjan Muça”.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Dibër/ Vodhi 2 celularë dhe një shumë parash pacientëve në spitalin rajonal, arrestohet 30-vjeçari

Dibër/ Vodhi 2 celularë dhe një shumë parash pacientëve në spitalin rajonal, arrestohet 30-vjeçari