Dritan Dajti ironizon gjyqtarët:
Po ndëshkoni avokatët, jo mua

Dritan Dajti ironizon gjyqtarët:<br />Po ndëshkoni avokatët, jo mua
TIRANE-  Gjyqi ndaj Dritan Dajtit vazhdon të zvarritet. Asnjë nuk pranon të marrë në mbrojtje të pandehurin e akuzuar për varsjen e 4 oficerëve të policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij më 7 gusht 2009.
 
Valentina Deodoresku ishte avokatja e fundit në listën e avokatëve që nuk pranoi në seancën e sotme të mbrojë Dritan Dajtin duke deklaruar se është ofenduar nga ky i fundit por dhe se nuk është paguar nga gjykata.  

 “Më jepni kë të doni, vetëm Dajtin jo. Më ka ofenduar në qeli. (Vetë i pandehuri në seancë qesh) E kam mbrojtur dhe më parë dhe nuk jam paguar nga gjykata”- tha ajo në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda.   
 
Avokatja nuk ka ndryshuar qëndrim edhe kur trupi gjykues i ka lexuar një shkresë ku i kërkohet Dhomës së Avokatëve të marrin masa disiplinore për 5 avokatët të cilët nuk kanë pranuar të marrin në mbrojtje të pandehurin.

Nga ana e tij Dajti është shprehur se  ”Ky gjyq është kthyer kundra avokateve. Po merrni masa për avokatët, jo ndaj meje që jam i akuzuar”.

Procesi ndaj të dyshuarit si autor i masakrës së Durrësit ka hyrë në vitin e tretë të tij dhe gjykata nuk po gjen asnjë rrugëzgjidhje.

Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 qëlloi për vdekje katër oficerët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duckollari, të cilët ishin pjesë e skuadrës që tentoi t'i vinte prangat njeriut të kërkuar dhe që jetonte prej shtatë vitesh në arrati. Procesi ndaj tij është një ngërç prej shumë kohësh pasi askush nuk do ta mbrojë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë