Dritan Dajti këmbëngul: Dua aktet
e armatimit të oficerit G.B

Dritan Dajti këmbëngul: Dua aktet<br />e armatimit të oficerit G.B
TIRANE-  Dritan Dajti këmbëngul për të marrë dosjen me aktet e armatimeve që polici G.B ka pasur me vete gjatë operacionit të arrestimit të tij më 7 gusht 2009 në plazhin e Golemit.  

Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda i ka vënë në dispozicion aktet armatimeve të policëve që kanë marrë pjesë në operacion por Dajti pretendon se në këto dokumente nuk flitet për armatimin e oficerit G.B.

"Këto akte i kam. Dua aktet për armatimin e oficerit Gertian Brovina"- mësohet të ketë thënë gjatë seancës Dajti.

Gjykata i tha se "aktet që kishin në dosje i janë vënë në dispozicion" .

"Aktet nuk m'i jepni, avokat kryesisht nuk më caktoni. Atëherë si duhet të mbrohem unë?"- mësohet të ketë thënë Dajti, duke akuzuar se trupi gjykues fsheh dokumentet që ai kërkon dhe më pas është larguar nga salla.

Sipas Dajtit zbardhja e listës së armatimeve të përdorura nga polici G.B do të zbardhte dhe vrasjen e policit Kastriot Feskajt. Sipas tij arma e përdorur nga G.B në operacion ende nuk dihet nëse ka patur apo jo leje.

“Kastriot Feskën, nuk e kam vrarë unë por ai është qëlluar nga pas shpine nga kolegu i tij. Unë e kam parë këtë person dhe ai është Gertian Brovina, djali i Bujar Brovinës, drejtorit të “Qytetit Studenti”- deklaroi i pandehuri Dritan Dajti në seancën gjyqësore të 4 nëntorit.

Sipas të pandehurit Dajti, ekspertiza ka nxjerë zbuluar oficerin e policisë, pasi në armën që ai ka dorëzuar në prokurori, ka rezultuar se ajo nuk kishte bërë asnjë qitje.
 
Dritan Dajti akuzohet për varsjen e 4 oficerëve të policisë, Kastriot Feskajn, Saimir Duçkollarin,  Fatos Xhanin dhe Altin Dizdarin gjatë operacionit për arrestimin e tij më 7 gusht 2009 në Durrës. Por gjykimi i tij është në ngërç pasi nuk ka një avokat që ta mbrojë. Asnjë nga avokatët e caktuar nga shteti nuk pranojnë ta mbrojnë, ndërkohë që vetë ai thotë se nuk ka të ardhura për të marrë një avokat.  

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë