TIRANË - Kërkesat e bëra nga i pandehuri Dritan Dajti, kanë bërë që të shtyhet sërish gjyqi ndaj tij. Seanca e sotme ka nisur në orën 10.00 në një nga sallat e Gjykatës së Krimeve të Rënda, por nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta.
Gjatë seancës, Dajti ka kërkuar që ti vihej në dispozicion fletë-dalja e armës së oficerit të policisë, Fatos Xhani, i cili humbi jetën në gjatë përplasjes me të akuzuarin. Ky i fundit, pretendon se fletë-dalja është me firmë të falsifikuar.
Kërkesa e të pandehurit është rrëzuar nga trupi gjykues, duke bërë që i pandehuri Dajti të largohej në mes të sallës.
Veç kërkesave të bëra nga Dajti, në seancë mungonte edhe avokati i tij mbrojtës, Krenare Sheqerukaj e cila u zëvendësua nga Ledia Muraka. Gjatë seancës i akuzuari për vrasjen e katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka akuzuar prokurorinë dhe policinë se janë të një anshëm.
Seanca e rradhës ndaj Dritan Dajtit do të zhvillohet në datën 27 shtator 2013.
Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar. Ngjarja u zhvillua në gusht të vitit 2009.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dritan Dajti dhe përballjet e tij me drejtësinë