Dajti ka kërkuar që të ketë edhe një tavolinë pune brenda kafazit të hekurt, që të mbajë Kodin Penal dhe ligjet e tjera, por edhe këtë kërkesë ia kanë hedhur poshtë. Gjithashtu, ka kërkuar edhe procesverbalet e gjyqit, të cilat i janë refuzuar.
Pas hedhjes poshtë të këtyre kërkesave, Dajti është shprehur se gjyqi është i njëanshëm dhe si rrjedhim, ai nuk është më i nevojshëm në seancën gjyqësore.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)