Është shtyrë për të disatën herë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, procesi gjyqësor kundër të pandehurit
Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër efektivave të Policisë së Shtetit në Durrës. Pas shumë seancash gjyqësore Dritan Dajti sot është përfaqësuar në gjykim me një avokat mvrojtës të zgjedhur prej tij. Por për shkak se avokati nuk ka pasur kohën dhe mundësinë për tu njohur me aktet hetimore në dosjen voluminoze, ai kërkoi që seanca e sotme të shtyhej me qëllim për tu njohur me materialet e kësaj dosje voluminoze.
Kërkesa e avokatit mbrojtës është pranuar nga ana e gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për ditët në vijim. Rasti i Dritan Dajtit është një ndër proceset gjyqësore, që ka kaluar në ekstremitet afatet e gjykimit dhe se prej shumë vitesh drejtësia Shqiptare, nuk është në gjendje të dalë me një vendim të formës së prerë, për të arrestuarin e vrasjes në Durrës së katër efektivave të policisë së shtetit,Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe shokun e tij nga Lushnja Ledion Mara.
Kur duhen dhe pak muaj që masakra e Durrësit që tronditi rradhët e policisë së shtetit të përkujtohet në 9 vjetorin e saj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar. Pesë gjyqtarët e rretheve të caktuar nga KLD Luan Dervishi Relator, dhe anëtarët Fuar Fierdha, Skënder Demiraj, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli paraqiten çdo të premte në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda,me shpresën se do zhvillojnë një seancë gjyqësore por në fakt ashtu siç vijnë nga rrethet ku punojnë si Shkodra, Vlora dhe Durrësi ashtu dhe kthehen.
Kjo për ta për mëse një vit e gjysëm është kthyer në një ritual, ndërkohë që procesi gjyqësor shtyhet e shtyhet pafundësisht. Trupi gjykues çdo të premte prezanton veten dhe bën apelin e palëve të përfshira në proces, dhe në fund e mbyll me shtyrje për shkak të mungesës së avokatëve, për të mbrojtur Dritan Dajtin.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.1%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 1956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht 2024, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik 2024, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik 2024, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik 2024, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik 2024, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik 2024, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik 2024, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor 2024, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor 2024, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor 2024, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill 2024, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33