Dritan Dajti në gjykatë: Më
jepni transkriptet e përgjimeve

Dritan Dajti në gjykatë: Më<br />jepni transkriptet e përgjimeve
TIRANË - Në seancën e sotme gjyqësore Dritan Dajti i ka kërkuar gjykatës që ti vërë në dispozicion kërkesën që Arjan Muça ka bërë për të përgjuar telefonin e tij, si dhe rezultatet e këtij përgjimi.

Sipas Dajtit, i cili ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, telefoni i tij është përgjuar sëbashku me një grup numrash të tjerë që i përkasin funksionarëve të lartë të shtetit, po për të cilët i pandehuri nuk përmendi asnjë emër.

Dajti shpjegoi se këto përgjime, Arjan Muça, ka mundur ti realizojë pasi, motra e tij punon drejtoreshë në sektorin e përgjimeve pranë organit të akuzës.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes, Ardian Nezha, ka hedhur poshtë këto pretendime, ku shpjegoi se prokuroria, nuk e disponon numrin e Dritan Dajtit, si dhe motra e Muçës, ka vetëm pak kohë që punon në këtë detyrë, shpjegoi prokurori.

I pranishëm në gjykatë ka qenë dhe avokati Kadri Isufaj, i cili pranoi të mbrojë Dajtit por j’u drejtua gjykatës me kërkesën për përjashtimin e trupit gjyqësor. Kryesuesi i trupit gjykues, Idriz Milkurti vendosi të mos pranojë kërkesën e avokatit duke e rrëzxuar atë. Ky vendim solli dhe largimin e këtij të fundit nga salla.

Veç rrëzimit të kërkesës së avokatit Isufaj, gjykata ka rrëzuar dhe kërkesat e të pandehurit,Dajtit ç’ka ka sjellë largimin e këtij të fundit nga salla si dhe shtyrjen e seancës për më datë 23 shtator ora 09.00.

KUSH ËSHTË ARJAN MUÇA
Drejtuesi i Parë Arjan Muça, disa muaj pas operacionit për kapjen e Dritan Dajtit, (shtator 2009) u transferuar nga pozicioni që mbante. Nga Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ai u emërua në nëntor të vitin 2009 si Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgajt, i cili sapo kishte marrë detyrën.

Aktualisht Arjan Muça, drejton zyrën e mbrojtjes së dëshmitarëve një strukturë e ndërmjetme mes Policisë së Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë e strukturave të tjera të sigurisë.
 
Redaksia online
(as/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Pjetër Arbnori: Nuk jemi nga ajo mizë që bën atë mjaltë! Ne 'kërcënojmë' çdo ditë, kurse Fatos Nanos, Skënder Gjinushit dhe Ilir Metës i trashet qafa

Pjetër Arbnori: Nuk jemi nga ajo mizë që bën atë mjaltë! Ne 'kërcënojmë' çdo ditë, kurse Fatos Nanos, Skënder Gjinushit dhe Ilir Metës i trashet qafa