Dritan Dajti në seancë: 4
policët ishin të veshur civilë

Dritan Dajti në seancë: 4<br />policët ishin të veshur civilë
TIRANË - Gjykimi ndaj të pandehurit të drejtësisë Dritan Dajti, akuzuar për vrasjen e katër policëve në gusht të vitit 2009, futet në ngërç pasi lista e avokatëve që disponon Gjykata e Krimeve të Rënda dhe që janë thirrur për të mbrojtur Dajtin, është ezauruar. Kështu shpjegoi kryesuesi i trupit gjykues Idriz Milkurti.

Në këto kushte, kryesuesi i seancës ka shtyrë më 18 tetor gjykimin dhe ka vendosur t’i drejtohet Dhomës së Avokatisë së kryeqytetit për të gjetur avokat mbrojtës për Dajtin.

Vetë Dajti, i pranishëm në seancën e sotme, ka akuzar sërish Gjykatën dhe organin e akuzës, për manipulim provash, pasi, sipas tij, ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të policëve në një kohë kur viktimat Alket Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Sajmir Duçkollari, në momentin e ngjarjes ishin të veshur civilë, me bluzë, xhinse dhe atlete dhe nuk kishin asnjë shenjë dalluese me logo apo uniform policie.

"Më akuzoni për vrasje policësh, kur  ata ishin të veshur me rroba civile. Policët i sollët të veshur me bluza e xhinse. Dhe kjo është faktuar. Prokuroria falsifikon faktet"- tha Dajti.

Por sipas prokurorit Ardian Nezha nuk ka asnjë falsifikim apo manipulim për aq kohë sa ç’ka është shkruar nëpër proçesverbale, i disponon edhe i pandehuri si material.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dajtit, i cili tha se, “prokuroria më në fund e pranon që policët ishin me rroba civile.” E duke u larguar nga salla e gjyqit, Dajti shtoi se në seancën tjetër do dëshmojë sërish.

dritan dajti, 7 tetor 2013
(Në foto: Dritan Dajti në seancën e sotme)

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë